Iran, lirohen nga burgu 140 opozitarë
Udhëheqësi shpirtëror i Iranit, Ajatollah Ali Hamenei urdhëroi pas akuzave për keqtrajtim mbylljen e një burgu në Teheran. Sipas të dhënave të drejtësisë iraniane tani ndodhen ende në burg edhe rreth 150 demonstrues të arrestuar. Kundër tyre janë ngritur padi për armëmbajtje, prishje të pronave publike ose për lidhje me grupe politike të ndaluara. Ndërkohë, u ndalua një ceremoni mortore e planifikuar nga opozita për vdekjen e demonstruesve.