SHBA, një irakian pranon lidhjet me Al Kaedën

Një irakian në SHBA ka pranuar se kishte planifikuar të dërgonte armë dhe para për Al-Kaedën.
Mohanad Shareef Hammadi mund të dënohet me burgim të përjetshëm kur gjykata të shpallë vendimin në dhjetor në Louisville të shtetit Kentucky.
Hammadi u vetë-deklarua fajtor për 10 akuzat për konspiracion për të ndihmuar Al-Kaidën dhe se kishte gënjyer agjentët federalë rreth lidhjeve me grupe ekstremiste, kur ai emigroi në Shtetet e Bashkuara.
Pranimi i fajit shmang gjyqin që ishte planifikuar për të filluar javën e ardhshme.