Kreu parakalim të rrezikshëm në aksin Kakavijë-Gjirokastër, gjobitet drejtuesi i kamionit

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Policia Rrugore e Gjirokastrës ka gjobitur një drejtues kamioni i cili kreu parakalim të rrezikshme në aksin Kakavijë-Gjirokastër.
Policia njoftoi se “në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një kamion që kryen parakalim të rrezikshëm, në aksin rrugor “Kakavijë-Gjirokastër”, bëjmë me dije se:
Policia Rrugore e Gjirokastrës ka kryer verifikimet për rastin, ka identifikuar drejtuesin e kamionit dhe e ka ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë, në bazë të Kodit Rrugor”.
/m.q//a.f//r.e/