E Enjte, 5 Nëntor 2026

Krifca: Mbi 500 fermerë, e kanë një vend të sigurt për të sjellë produktin

Pikat e grumbullimit janë kthyer tashmë në vendin tonë në sektor kryesor sa i përket zhvillimit të bujqësisë. Drejtoresha e AZHBR Frida Krifca vizitoi një nga këto pika grumbullimi në Frakull të Fierit ku vuri theksin tek fakti se kjo ky investitor e ka nisur punën e parë me shitje në tregje të vogla, ndërsa sot ka pikën e tij të grumbullimit, të ngritur falë skemave mbështetëse përmes Azhbr-së.“Ne kemi 137 pika grumbullimi në të gjithë Shqipërinë, prej tyre më shumë se 28 janë vetëm dhoma frigoriferike me kapacitete dhe volume grumbullimin frigoriferik prej 32 mijë metër kub, të cilat kanë mundësi të ruajnë dhe standardizojnë produktin për eksport. Pikërisht kjo mbështetje e këtyre lloj investimeve ka bërë të mundur që Shqipëria sot të jetë në krah të fermerëve për tu bërë eksportuesi i parë në rajon për eksportin e perimeve dhe i dyti në rajon për eksportin e frutave. Në bashkëveprim të plotë fermer dhe pika grumbullimi ne do të vijojmë punën tonë”, tha Krifca.
Tashmë mbi 500 fermerë, e kanë një vend të sigurt për të sjellë produktin, faktor kyç i vendit për eksportin e prodhimeve shqiptare drejt BE. Vetëm vitin e kaluar vlera e eskporteve prej tij ka shkuar në shifrën e 2.6 mln €.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›