Treguesi i besimit të biznesit dhe konsumatorit në sektorin e tregtisë u rrit me 2.2% në qershor

Treguesi i besimit të biznesit dhe konsumatorit në sektorin e tregtisë (TBT) u rrit me 2.2% në muajin qershor të këtij viti, duke reflektuar rritjen e numrit të bizneseve të reja që janë hapur gjatë këtij viti.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, trendi pozitiv i këtij sektori pasqyron rritje të dy balancat formuese të këtij treguesi, ecuria aktuale e biznesit dhe pritjet për nivelin e punësimit.
Sipas BSH-së, rritje shënuan edhe balanca të tjera të vrojtimit si gjendja financiare dhe shitjet për muajin në analizë.
Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në tregti shënoi vlerën 74.6 % për tremujorin e dytë të vitit, rreth 0.9% më e lartë se një tremujor më parë, çka tregon se potencialet e rritjes janë në vijimësi.Të dhënat zyrtare të Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV) tregojnë se numrin më të lartë të biznese në këtë sektor e përbëjnë aktivitetet e shërbimit me 1979 të tilla, të ndjekura nga shitja me pakicë ku janë hapur 1574 subjekte, shitja me shumicë me 459 subjekte.