“Bylisi” në qendër të vëmendjes për 7 mijë vizitorë
Autori i Lajmit: red.
Parku kombëtar i Bylisit është kthyer në vëmendje të vizitorëve gjatë vitit 2008. Kanë qenë mjaft turistë të huaj që kanë qëndruar për të parë natyrën dhe kulturën e këtij vendi historik.
Drejtori i këtij parku, prof.as.dr. Bashkim Vreka, pohon se "deri në fillim të muajit shtator, ky numër arriti mbi 7 000 vetë dhe mes tyre numrin më të madh e përbëjnë vizitorët vendas". Bylisi, që konsiderohet si qyteti më i madh ilir në Ilirinë e Jugut, shtrihet në kodrat e Mallakastrës, rreth 10 km në jug të qytetit të Ballshit. Me një pozitë zotëruese mbi kodrat e Mallakastrës dhe ballkon mbi luginën e Vjosës, ai dhuron një panoramë magjepsëse, duke u shndërruar në një magnet të fuqishëm për tërheqjen e vizitorëve. Viti 2008 mund të konsiderohet si viti i konsolidimit të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Bylisit. Infrastruktura e rregulluar është befasia më e madhe për vizitorët, bashkë me punën reklamuese që ka bërë drejtoria e parkut për prezantimin e qytetit antik nëpërmjet fletë-palosjeve, veprimtarive, guidave turistike, faqes së internetit, etj. Këto të gjitha e kanë shndërruar Bylisin në një pikë shumë të rëndësishme të turizmit kulturor. "Tashmë vizitorët e huaj nxiten nga faqja e internetit dhe nga agjencitë turistike me të cilat kemi një bashkëpunim të mirë, - pohon Vreka. Ai thotë gjithashtu se të ardhurat financiare për periudhën 8-mujore, krahasuar me vitin paraardhës, janë dyfishuar. “Numri i vizitorëve me biletë është rritur ndjeshëm për këtë vit. Për periudhën janar-gusht janë shitur 876 bileta, nga të cilat 417 për vizitorët e huaj dhe 559 për ata vendas, me një vlerë të përgjithshme 303 100 lekë, kundrejt 363 biletave të vitit 2007”, - tha ai. Sa u takon vizitorëve të huaj, Vreka thotë se 100 nga ata janë anglezë, 65 italianë, 63 grekë, 34 zviceranë, 38 tajlandezë, 35 francezë, 40 gjermanë dhe 22 amerikanë dhe se ata janë të moshave të ndryshme. Drejtori Vreka tha se tashmë është bërë traditë ardhja këtu e vizitorëve në ditët e festave, më 14 mars (Festa e pranverës), më 22 mars (Festa e bektashinjve), më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëare të Monumenteve, në Ditën e Mjedisit, të muzeve, por edhe gjatë veprimtarive të ndryshme, si Festivali ndërkombëtar i polifonisë, Sofra Ilire, etj.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008