E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijimi i qeverise ne kohe rekord - Ekip i ri per perballimin e krizes buxhetore

Kryeministri i ri i Portugalise Pedro Passos Coehlo duhet te kurseje dhe kete e fillon qe nga formimi i kabintetit qeveritar. Ne vend te 16 ministrive qeveria e re do te kete vetem 11. Vetem 48 ore pas fillimit te negociatave per formimin e koalicionit qeveritar fituesi konservator i zgjedhjeve Passos Coehlo ra dakord me partnerin e ardhshem nga partia konservative e djathte CDS Une kisha mundesine ta njoftoj me telefon presidentin se si do te jete perberja e qeverise se ardhshme.

Kjo ndodhi javen e kaluar. Shumica e vezhguesve prisnin nje tkurrje te qeverise por megjithate nuk munguan befasite kater ministra vijne nga radhet e PSD-se konservatore tre nga partneri ne koalicion CDS kater te tjeret nuk kane libreza partiake. Tek keta kater te fundit bejne pjese edhe dy figurat qendrore te qeverise ministri i Financave dhe i Ekonomise te cilet duan te rimekembin shpejt Portugaline e goditur rende nga kriza.

Ministri i Financave Gaspar me pervoje ne institucionet evropiane

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga fushata elektorale

Ministri i Financave Vitor Gaspar pothuajse eshte fare i panjohur ne publik edhe pse profesori 50 vjecar i ekonomise ka pas vetes nje karriere te shquar. Se fundi ai ka punuar si keshilltar per banken Qendrore Portugeze ne vitet 90-te Gaspar ishte anetar i Komitetit Monetar Evropian i cili kryesisht eshte marre me pergatitjen e futjes se euros ne perdorim.

Nga viti 2007 deri ne vitin 2010 ministri i ri i Financave te Portugalise ka qene keshilltar i presidentit te Komisionit Evropian Barroso. Kjo pervoje mund ta ndihmoje ate ne kryerjen e detyres se veshtire te zbatimit te kursimeve te caktuar nga Komisioni Evropian Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Qendrore Evropiane.

Ministri i Ekonomise Pereira ithtar i politikes se moderuar te shpenzimeve

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pedro Passos Coelho fitues i zgjedhjeve ne Portugali

Po ashtu edhe ministri i ri i Ekonomise eshte politikan paparti dhe profesor i ekonomise deri tani Alvaro Santos Pereira i cili ka ligjeruar ne Vancouver-in kanadez. Tani ai duhet te ndihmoje qe karroca te nxirret nga balta. Ne muajin maj ai ka deklaruar se megjithe paketen e shpetimit Portugalia kercenohet nga falimentimi shteteror Kjo eshte e mundur per shkak se barra e borxheve tona eshte shume e larte. Ne librat e mi une e kam krahasuar gjendjen tone me vendet te cilat ne 40 vitet e kaluara nuk ishin te afta per pagesa dhe kam ardhur ne perfundim se gjendja jone e borxheve eshte po aq e keqe sa gjendja ne pese vendet e para ne listen time te krahasimeve.

Pervec librave Pereira ka shkruar rregullisht edhe artikuj per gazetat me te medha te Portugalise. 39 vjecari ashtu si ministri i Financave konsiderohet si ithtar i politikes se moderuar te shpenzimeve Ne nuk mund te bejme plane e as hapa te medhenj. Ne duhet te veprojme me mencuri. Politikanet pavaresisht te cilave ngjyra mirren me shume me vetveten se sa qe te ndihmojne ekonomime dhe ndermarrjet portugeze.

Autor Reinhard Spiegelhauer/Esat Ahmeti

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›