Papandreu fiton betejen e mocionit te kabinetit te tij por pa konsens politik dhe social

Te marrin memorandumin dhe te ngrihen te ikin qe ketej. Eumlshte kerkesa e perbashket e mijera te revoltuarve qe per te 24-ten dite me radhe manifestojne neper sheshet e qendrave te medha urbane te vendit kunder masave shtrenguese qeveritare dhe troikes. Simboli i protestave te ketij lloji eshte bere padyshim sheshi Sintagma ku sonte ne darke te revoltuarit do te rrethojne serish ne menyre simbolike si me 15 qershor parlamentin qe ne mesnate do te votoje mocionin e besimit te qeverise se reformuar te premten e kaluar prej Papandreut. Te merkuren do te mberrijne ketu per ti dorezuar dhe nje mesazh ndergjegjesimi parlamentit te 30 te revoltuarit e nisur me kembe te dielen nga Sparta e Peloponezit pasi te kene pershkuar si Fidipidi i Athines se lashte per ti kerkuar ndihme Spartiateve para betejes se Maratones nje distance prej 245 kilometrash.
I sigurt votebesimi shantazh i ri per te kaluar programin e kursimeve te rrepta
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Leonidas Vatiqotis analist
Vota per qeverine eshte vote dhe per programin afatmesem beteje e cila pritet te fitohet patjeter prej kryeministrit qe javen e kaluar arriti ne caqet e doreheqjes por pas nje trileri politik mundi te rifitoje besimin e grupit te tij parlamentar me shumicen e 155 mandateve te tij Eumlshte e sigurt. Do te marre votebesim. Nuk ka asnje dyshim per kete i thote DW Leonidas Vatiqotis analist i mirenjohur dhe doktor i shkencave shoqerore ne Universitetin Pandio te Athines qe nderkohe shprehet tejet kritik per proceduren e ndjekur. E gjithe kjo procedure synon qe te sherbeje si nje shantazh i ri nje presion i ri ndaj popullit grek qe te pranoje programin afatmesem te kursimeve te rrepta. Ky eshte synimi edhe i mocionit te besimit dhe i presioneve qe ushtrohen nga BE dhe FMN-ja.
Opinioni kunder aprovimit te memorandumit 2 me troiken
Per analistin e majte grek vazhdimi i kursit te ndjekur perben shkelje te vullnetit popullor qe shprehet kunder tij. E cuditshmja qe pame javen e kaluar konsiston si me poshte Demonstrata e madhe qe u be ne Athine me 15 qershor kishte nje dhe vetem nje synim Te mos votohet memorandumi 2 programi afatmesem. Ajo qe kerkuan punonjesit pensionistet dhe te rinjte anekend Greqise ishte mosvazhdimi i kesaj politike. Por ajo qe pame ishte nje reformim kabineti dhe skenare te bollshme politike qe kishin per synim se si do te vazhdohej kjo politike. Asnje qeveri nuk legjitimohet te zbatoje kete politike antipopullore thote analisti grek. Per kete nuk flasim vetem protestat ne rritje te revoltuarit nuk kane per te braktisur shpejt sheshet por edhe anketimet. Sipas anketimit me te fundit te shoqerise demoskopike Kapa Research 47.5 e te anketuarve kerkojne te hidhet poshte memorandumi dhe vetem 34.8 shprehet pro tij. Sa per te revoltuarit e shesheve 83.8 kerkojne te votohet kunder memorandumit 2 dhe vetem 3.7 shprehen pro tij vetem qe te sigurohet transhi i 5-te prej 12 miliarde eurosh dhe paketa e re e kreditimit.
Papandreu Eumlshte ne doren e grekeve qe te ndryshojne gjerat
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protestues kunder masave te qeverise
Kjo nevoje jetike per para me qellim evitimin me cdo kusht te fajlimentimit ishte edhe argumenti i Papandreut ne mocionin e tij ne linjen e konstatimit te te jatit te tij Andreas Papandreu qe ne vitin 1993 tha se ose kombi do te zhduke borxhin ose borxhi do te zhduke kombin. Borxhi dhe deficitet perbejne problem kombetar. Ky problem po na ve ne nje status pengmarrjeje te vecante tha Papandreu dhe shtoi se eshte ne doren e grekeve qe te ndryshojne gjerat dhe se zgjidhja nuk eshte tek debimi i troikes dhe i partnereve sic kerkohet neper sheshe. Por opozita i tregoi edhe nje here krahet qe nga ajo e djathta e Andonis Samaras qe thote dakord me synimet por jo me menyrat dhe deri te ajo e majte qe e quan kabinetin e ri qeveri te kompletimit te falimentimit te kontrolluar. Te gjithe kerkojne zgjedhje te parakohshme si te vetmen dalje nga qorrsokaku. As nacionalistet e partise Alarmi Ortodoks Popullor ofrojne voten e tyre me gjithe tonet dramatike qe perdorin. Greqia do te shpetoje me nje skeme ikumenike jo me grindje jo me denoncime. Kemi nje Evrope qe thote iu jap para qe te shpetoni dhe ju nuk pranoni ti merrni. Le te tregohemi serioze se Greqia ka vajtur tek smban me nuk ka durim tjeter deklaroi kreu i tyre Jorgos Karaxhaferis.
Vetmia politike e Papandreut
Bildunterschrift Papandreu ne parlament
Papandreu do ta pershkoje vete kalvarin e zbatimit te memorandumit. Nuk siguron konsensusin kombetar por edhe social qe sic thote edhe ministri i tij i ri i Financave Venizellos shtrohet si premise baze nga te huajt kur duhet te ishte instikt baze i mbijeteses se kombit. Papandreu i kupton rreziqet e kesaj vetmie dhe duke u zgjatur doren akoma edhe te revoltuarve pavaresisht se shume here shigjetat e tyre pa te drejte drejtohen kunder parlamentit sikurse tha propozoi ndryshimin e kushtetutes dhe mbajtjen e referendumit popullor ne shtator per te cilin do te ngrihet dhe nje komision personalitetesh nga te gjitha shtresat shoqerore. Une te pakten me te gjithe sa flas nuk i beson njeri. As do te behet nje gje e tille. Thjesht kerkon te mashtroje popullin thote nje grua nga radhet e te revoltuarve. Nje krize jo vetem ekonomike por edhe besimi pra.
Sheshi ose Dhoma e poshtme e parlamentit voton kunder
Problemi i socialisteve greke ne keto momente nuk eshte pra dominimi mbi kundershtaret e tyre politike qe ne thelb nuk lakmojne poziten e pushtetareve. Eumlshte sheshi qe kreu i se majtes Aleksis Cipras e cilesoi si Dhomen e poshtme te parlamentit qe demokracia greke perftoi keto 25 ditet e fundit te protestave. Nuk eshte vetem Dhoma e siperme. Ketu do ia dilni mbane do te fitoni kohe grupet tuaja parlamentare do iu japin votebesim. Por Dhoma e poshtme shoqeria ne ankth nuk iu jep votebesim tha kreu i se majtes qe akuzohet se bashku me partine e tij si nxites te ekceseve kunder politikaneve.
Sa me shume zbatohet memorandumi aq me shume afrohet falimentimi
Qeveria e Papandreut mund te shpresoje ne lodhjen e te revoltuarve por nuk do te jete aspak e urte per ti injoruar keta jakobine te revolucionit grek sic parapelqehet te quhen protestuesit. Sa me shume zbatohet memorandumi aq me shume afrohet falimentimi. Falimentimi nuk evitohet thjesht shtyhet per me vone thote Vatiqotis. Ashtu sic mund te ndodhe dhe me konfliktin me te revoltuarit qe po kthehen ne katalizator te zhvillimeve politike ne vend.
Autor Niko Anagnosti
Redaktoi Angjelina Verbica