E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijohet ABDEPartia e arumuneve

Krijohet nje parti e re ne Shqiperi ajo e vlleheve. Komuniteti arumun vlleh ne Shqiperi shpall themelimin e partise Aleanca per Barazi dhe Drejtesi Europiane.

Krijimi i ABDE eshte shprehja e nevojeshmerise objektive te shoqerise shqiptare per rinovimin e klases politike ne perputhje me realitetet e shekullit 21 dhe me perspektiven europiane te Shqiperise.

Themeluesit shprehen se do te jete nje parti e qendres dhe ne koalicion me cdo subjekt qe fiton zgjedhjet parlamentare.

Si parti ABDE eshte ndertuar ne baze te tendencave te reja ne teorine politike nderkombetare e cila i jep prioritet vlerave te perbashketa ne raport me ideologjite e klases ose te grupit te konventave dhe rekomandimeve Europiane.

ABDE ka si qellim te jete nje instrument i ketij ndergjegjesimi ne perputhje me praktikat standardet dhe kriteret e integrimit Europian. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›