Krijohet Aleanca kunder importit te mbeturinave

Ne vendin tone krijohet aleanca kunder importit te plehrave. Kjo aleance u krijua me nisme te nje grupi intelektualesh dhe ambientalistesh nga organizata dhe shoqeri te ndryshme civile qe kane si qellim kryesor ndalimin e importit te mbeturinave ne Shqiperi. Njeri nga nismetaret e kesaj levizjeje Blendi Kajsiu per te ndaluar importin e ketyre lendeve qe rrezikojne jeten e shqiptareve deklaroi se do te ushtrohet presion qytetar dhe ligjor mbi vendimarresit. Sipas tij per te ndaluar importin e plehrave ne Shqiperi duhet kerkuar me kembengulje eliminimi i nenit 49 te ligjit kjo pasi u rikthye serish per shqyrtim nga presidenti Topi. Kajsiu shtoi me tej se lejimi i importit te plehrave rrezikon jo vetem ambientin por dhe jeten e qytetareve shqiptare.