E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet aleanca kundër importit të mbetjeve

Share

Krijohet aleanca kundër importit të mbetjeve në vendin tonë. Pas kundërshtimit të dekretimit të ligjit për importin e mbetjeve prej Presidentit, tashmë është krijuar një lëvizje qytetare e cila ka për detyrë të ushtrojë presion mbi Parlamentin që të mos miratoj ligjin. Blendi Kajsiu deklaroi se nëse do të jetë e nevojshme do ti drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.
Ambientalisti Lavdosh Ferruni në fjalën e mbajtur u shpreh se gjendja në të cilën ndodhet mjedisi në vend nuk mund të përballoj edhe importin e mbetjeve.
Anëtari i kësaj lëvizjeje Fatos Lubonja u shpreh se shqiptarët nuk duhet të mbajnë pastër vetëm ambjentet e shtëpisë.
Importi i mbetjeve ka shkaktuar mjaft debate pasi është kundërshtuar prej ambjentalistëve si një rrezik për mjedisin në vend.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›