E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekja: Fëmijët më të prekurit nga virozat

Në të tillë sezon, qarkullojnë rreth 100 viroza gripale të cilat mund të çojnë deri në infeksione të rënda. Mjekja pediatër Gjerogjina Kuli thotë se më të prekurit në këtë stinë nga infeskionet respiratore janë fëmijët.
Po kur një fëmijë shfaq simptomat e një gripi të zakonshëm, mjekja thotë se duhet ndërhyrje nga e ekspertë të shëndetit dhe jo blerja nga nënat e antibiotikëve në farmacinë më të afërt.
Por ka raste kur edhe sëmundjet delikate si vrime në zemër tek të sapolindirit, për fat të keq kurohen për ftohje. Për këtë doktoresha thotë se duhet kujdes për një trajtim të veçantë.
Në ditë ka rreth 100 raste fëmijesh të cilët shtrohen në QSUT nga të tilla infeskione. Drejtuesja e shoqatës së pediatrisë kërkon nga nëna më shumë vëmendje për të vegjëlit për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›