Krijohet Komiteti i Rajoneve
Krijohet Komiteti i Zhvillimit te Rajoneve, i cili percakton nje mbeshtetje me te fuqishme nga buxheti i shtetit, per qarqet e vendit dhe shperndarjen e balancuar te projekteve dhe financimeve per to. Nen drejtimin e kreut te qeverise Sali Berisha, u zhvillua dje mbledhja e pare e ketij komiteti, ku u theksua se ne asnje rast ai nuk synon te marre kompetencat e pushtetit lokal. "Nuk duhet ne asnje rast dhe ne asnje rrethane qe ky komitet t'i lejoje vetes te marre kompetencat e qeverive vendore. Qeverite vendore jane pergjegjese direkt per zhvillimin e rajonit te tyre", beri te qarte Berisha. Komiteti ben te mundur se pari, identifikimin e te gjithe problematikes se qarqeve te vendit.