Procesi penal ndaj liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, shtyhet sërish Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti

Procesi gjyqësor kundër liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, është shtyrë për datën 15 prill, meqë Kurti as në seancën e sotme nuk është paraqitur në sallën e Gjykatës Komunale në Prishtinë. Seanca e sotme ishte e katërta me radhë në përpjekje për të nisur shqyrtimin e akuzave ndaj Kurtit, për “pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues”. Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” e ka cilësuar procesin gjyqësor kundër tij të motivuar politikisht. Çështja e këtij procesi gjyqësor është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës.