E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet Partia Socialiste e Moderuar

TIRANE- Spektrit politik të së majtës në Shqipëri i është shtuar tani një tjetër parti.
Partia Socialiste e Moderuar (PSM) është forca më e re politike e krijuar së fundi nga eksponentë të së majtës dhe ish- anëtare të Partisë Socialiste.
Sipas njoftimit për shtyp të PSM, "në datën 28 janar 2011, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin 420, vendosi pranimin e kërkesës dhe regjistrimin si person juridik të partisë "Partia Socialiste e Moderuar" në Regjistrin e Partive Politike pranë kësaj Gjykate".
Kryetar i Partisë Socialiste të Moderuar ështe zgjedhur zoti Gjergji Koja, ndërkohë që disa përfaqësues të saj janë Nazmir Bilani - Sekretar i Përgjithshëm, ish-deputet i PS, Pandi Sare - Kryetar i Njesise Bashkiake nr.7, Tiranë, Ilir Kokona - Kryetar i Njësisë Bashkiake nr.3, Tiranë, Elida Tepelena - ish-deputete e PS, etj.
Partia Socialiste e Moderuar formohet si një parti e Qendrës së Majtë në Republiken e Shqipërisë dhe konceptohet si një kontribuese domethënese në ridimensionimin e votave të elektoratit për të majtën shqiptare.

(d.b/ATA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›