E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombësia, KLD, Spahiu kundër regjistrimit etnik: Shqipëria s’është multietnike

TIRANE-Në mbledhjen e zhvilluar sot nga disa shoqata për të diskutuar cështjen e ndryshimit të kombësisë, nNë emër të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), nënkryetari Kreshnik Spahiu është shprehur kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike.
Spahiu është shprehur kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike, pasi sic theksoi ai Shqipëria nuk është një vend multietnik. Sipas tij, certifikata është e pamjaftueshme për ndyrshim të kombësisë pasi kombësia nuk përcaktohet, tha ai, nga prindërit.
Nënkryetari i KLD vuri në dukje se kombësia nuk është një cështje që shitet dhe blihet, pasi i kapërcen kufijtë personalë dhe është një cështje kombëtare.
Në këtë kontekst, Spahiu i ftoi krerët e partive të minoritetit grek në Shqipëri, Vangjel Dule dhe Ligoraq Karamelo të debatojnë për këtë ceshtje në një debat të hapur publik.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›