Krijohet Rrjeti i Autizmit per Europen Juglindore

Pak dihet per autizmin semundjen ende enigme qe prek rende funksionet e trurit. Ajo qe dihet eshte se femijet e prekur prej saj duken normale deri ne moshen dy vjecare kur semundja nis e shfaq simptomat e saj probleme ne komunikim mbyllje ne vetvete pamundesi per te krijuar lidhje emocionale dhe shoqerore me moshataret. Kuptohet situata e veshtire ne te cilen ndodhet familja e femijeve te prekur nga kjo semundje po te kihet parasysh stigmatizimi qe shoqeria u ben gjithe te prekurve nga semundje te trurit.
Per fat te keq numri i autisteve nuk eshte i paket. Shifrat zyrtare flasin per 15 milion njerez te prekur nga autizmi ne Europen Juglindore. Por tendenca ne rritje e kesaj semundjeje nxori ne rend te dites krijimin e Rrjetit te Autizmit per Europen Juglindore per te rritur bashkepunimin rajonal dhe perballimin me mire se deri tani te semundjes. Ne nje takim rajonal te zhvilluar per kete qellim ditet e fundit ne Tirane me nismen e Ministrise shqiptare te Shendetesise dhe Fondacionit Femijet shqiptare moren pjese 12 vende Shqiperia Bullgaria Greqia Maqedonia Rumania Sllovenia Bosnje-Hercegovina Kroacia Kosova Mali i Zi Serbia dhe Turqia.
Rendesia e krijimit te rrjetit SEAN
Pjesemarresit ne kete takim ishin te nje mendjeje kur theksuan se autizmi eshte nje sfide per tu fituar nga strukturat e shendetit publik ne rang global njelloj si kanceri apo SIDA. Perballimi i tij theksuan ata ka nje kosto te konsiderueshme ekonomike dhe shoqerore qe lehtesohet nga bashkepunimi ne nivel global dhe rajonal. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili duke rrjeshtuar nje sere perfitimesh nga krijimi i Rrjetit te Autizmit per Europen Jug- Lindore tha per programin shqip te DW Te gjitha vendet e rajonit pershtasin te njejten gjuhe lidhur me semundjen perdorim praktika mjekesore te perbashketa dhe te konsoliduara tanime ne tere rajonin eliminojme stigmatizimin e personave qe vuajne nga autizmi dhe adaptojne menyra te perbashketya per perfshirjen e te semureve ne shoqeri per ta bere ate gjithmone dhe me te gjere
Dr. Liri Berisha presidente e fonadacionit Femijet shqiptare qe kuron femijet e prekur nga kjo semundje dhe njeherarazi inicuese per krijimin e ketij rrjeti e vlereson krijimin e tij vetem si nje pikenisje per nisma te tjera Partneriteti mes vendeve te Europes Juglindore per te perballuar semundjen e autizmit do te jete nje pikenisje shume e rendesishme per te patur nje aksion te kordinuar mundesi me te medha dhe shpresa me te medha ne te ardhmen.
Ndergjegjesimi i publikut per autizmin i kapercen kufijte shteterore
Permes inidiativash te perbashketa rrjeti i sapokrijuar do te rrise ndergjegjesimin e strukturave publike te sherbimeve shendetesore si edhe atyre sociale qe te prekurve nga semundja e autizmit tu krijohet akses ne trajtime mjekesore cilesore dhe tu jepet mundesia per punesim dhe jete te pavarur ekonomikisht nga familja. Objektiva te tjera te rrjetit jane bashkepunimi ne ekzaminim diagnostikim sherbimet shendetesore edukative si dhe ne studimet epidemiologjike.
Ante Zvonimir Golem nga Kroacia sekretar shteti ne Ministrine e Shendetesise dhe eshtjeve Sociale pjesemarres ne takimin rajonal te Tiranes thote per ndergjegjesimin publik Ai ka rendesi te madhe. Ndergjegjesimi i publikut per autizmin vecanerisht ne rastet e prekjes prej saj te femijeve eshte dicka qe i kapercen kufijte shteterore. Ne Evropen Juglindore po perpiqemi jo vetem te garantojme paqe dhe stabilitet por edhe bashkepunim ne shendetesi ne ceshtjet sociale dhe fusha te tjera qe kane te bejne me njeriun kapitalin me te cmuar. Bashkepunimi yne ne fund te fundit ka te beje me reduktimin e varferise nga njera ane dhe me perfshirjen me te mire sociale nga ana tjeter. Pra ne fund te fundit te perpiqemi te realizojme deinstitucionalizimin e femijeve te semure me autizem
Shqiperia eshte anetare e nismes globale te autizmit per shendetin publik qe eshte nje perpjekje nderkombetare per rritjen e ndergjegjesimit profesional publik dhe te ekspertizes profesionale per autizmin.
Autor Ani Ruci
Redaktor Pandeli Pani