Poetry Slam made in Tetove

Qendra per bashkepunim ballkanik Loja nga Tetova organizata joqeveritare Kontrapunkt nga Shkupi dhe Qendra multimedia nga Prishtina organizuan ne Tetove per here te pare nje aktivitet kulturor Poetry Slam. Te shkruarit e poezise dhe performimi i saj ne skene te perbashket u mundeson te rinjve nga kultura te ndryshme qe te njihen me mire me njeri-tjetrin vleresuan pjesemaresit ne Poetry Slam.
Nxenes te shkollave te mesme dhe student nga Tetova Shkupi Prishtina dhe Struga ishin tubuar ne Tetove ne nje Poetry Slam te udhehequr nga gjermano-iraniani Mishel Abdollahi nga Hamburgu. Te shkruarit e poezise ndarja e ideve ne grupe te te rinjve nga kultura te ndryshme dhe performimi i poezise ne skene te njejte eshte qellimi kryesor te cilin deshiron ta arrije Poetry Slam.
Zhytja ne artin e Poetry Slam duke punuar ne tekste personale dhe duke i vleresuar ato se bashku eshte arritja qellimplote e Poetry Slam thote Mishel AbdollahiNjerezit ne keto hapesira kane nje shpirt te shendoshe jane paqesor te qete por te rinjte shqiptare dhe maqedonas shume pak komunikojne ndermjet veti paraqitja ne skene te perbashket permes artit do tu mundesoje atyre te bashkohen dhe te flasin per probleme te njejta - thote Mishel Abdollahi.
Nita Hasani nga Prishtina ishte njera nga pjesmaresit ne Poetry Slam ne Tetove. Te folurit haptas per preokupimet e te rinjve permes poezise eshte nje ide kuptimplote thote ajo. Per here te pare Nita se bashku ka shkruajtur poezi me kolege maqedonas.
Jemi te njejte edhe pse dallojme nga kombesia ne kemi probleme te njejta sikur ato politike apo ato shoqerore. Keto tubime kulturore jane shume te rendesishme sepse ne to verehet se ne nuk dallohemi mes njeri tjetrit kemi shume gjera dhe probleme te perbashketa.
Albulena Zylbeari nga Tetova thote se permes poezise se perbashket te rinjte krijojne dicka te re qe mundeson njohjen ndermjet veti.
Keshtu krijojme nje njohuri ende me shume per njerez te ndryshem dhe menyra se si te bashkejetojme se si te rrijme bashke me ta eshte shume e vlefshme.
Gorjana Jordanovska studion letersine komparative ajo per here te pare mer pjese ne nje eveniment te tille kulturor. Gorjana nuk e kupton gjuhen shqipe por Poetry Slam i ka mundesuar asaj qe ta njeh poezine e moshatareve te saj.
Menyra e interpretimit te poezise shprehja e ndjenjave gestikulimi me mundeson ta kuptoj poezine e kolegut. Te gjitheve na mundojne probleme te njejta per gjera te njejta enderrojme nga te njejtat dukuri frigohemideshirat i kemi te perbashketa thote Gorjana Jordanovska.
Manifestimi Poetry Slam me pjesemarres qe kane dallime gjuhesore dhe kulturore ka per qellim shlyerjen sa me shume te dallimeve midis te rinjeve thote Silke Witing menaxhere kulturore nga fondacioni Robert Bosch.
Projektet qe kane te bejne me artin mundesojne qe te ndertohen urra lidhese midis kulturave te ndryshme thote Silke Witing.
Qendra per bashkepunim ballkanik LOJA nga Tetova permes manifestimit Poetry Slam deshiron te ve ne funksion ndertimin e infrastruktures kulturore qe i mungojne ketyre hapesirave.
Ne punojme me dallimet dallimet friga idete e tjetrit mund ti kuptosh vetem nese shoqerohesh dhe ndane hapesire dhe kohe te perbashketshprehet Bujar Luma drejtor i Qendres per bashkepunim ballkanik LOJA.
Autor Fatos Musliu
Redaktor Aida Cama