Shpetimtari - Emirati i Katarit behet aksionar kryesor i Hochtief-it

Koncerni me i madh i ndertimit Hochtief ne Gjermani shpalli nje rritje kapitali prej gati dhjete per qind. Aksionet do te blihen me nje cmim prej 400 milione eurosh prej nje fondi shteteror prej Emiratit te Katarit i cili behet ne kete menyre aksionari i dyte per nga madhesia i sipermarrjes Hochtief. Kjo rritje e kapitalit pritet te ndodhe kete muaj gje qe e gezon shefin e Hochtief-it Herbert Ltkestratktter Ne gezohemi qe me Katar Holding kemi gjetur nje investitor afatgjate i cili vendosi te behet aksionar tek Hochtief-i. Ne kemi kohe qe punojme ne Katar e njohim mire njeri tjetrin e dime mire se cperfaqeson tjetri dhe ne gezojme atje reputacionin e nje sipermarrjeje te kualifikuar.
Qe sot mes Hochtief-it dhe Emiratit te Katarit ekzistojne disa projekte te perbashketa ne fushen e ndertimit. Ne filialet e Hochtief-it ne Katar punojne per shembull per ndertimin e urave apo te qendrave tregtare rreth 5 mije vete. Perfshirja si aksionar e Emiratit te Katarit ne sipermarrjen Hochtief do te siguroje edhe vende pune ne Gjermani.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shefi i Hochtief-it Herbert Ltkestratktter
Te kenaqur me aksionarin e ri jane edhe sindikatat si dhe kolektivi. Sindikatat ishin te mendimit se sipermarrja spanjolle ACS do te perbente rrezik per ekzistencen e metejshme te Hochtief-it. Nje nga punonjesit e Hochtief-it thote Lajmi per Katarin si aksionar eshte nje lajm shpresedhenes. E ardhmja e sipermarrjes dhe bashke me te edhe e punetoreve eshte e siguruar.
Shefi Hochtief-it Ltkestratktter mendon se fakti qe Katari do te jete nikoqir i Kampionatit Boteror te Futbollit 2022 do te jete mjaft fitimprures per kocernin potenciali i te cilit pritet qe ne perspektive afatjgate te maksimalizohet Gezohem natyrisht dyfish qe kampitonati i futbollit do te zhvillohet ne Katar. Dyfish sepse me futjen e Katar Holding si aksionar ne Hochtief baza per projekte ne te ardhmen eshte bere me solide. Ne keto projekte ben pjese ndertimi i stadiumeve infrastruktura gjithcka qe i duhet nje Kampionati Boteror. Njerezit qe do te shkojne atje duhet te strehohen pra besoj se kjo do te shkaktoje nje bum ndertimor gje qe na shkon shume per shtat. Gezohem per kete.
Autor Stefan Leiwen/ Aida Cama
Redaktoi Elert Ajazaj