E Diel, 1 Nëntor 2026

Jozefina Topalli, 240 milionë lekë për një makinë

Share

Jozefina Topalli nuk ndalet me kërkesat dhe shpenzimet e mëdha të Kuvendit. Në projekt-buxhetin e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2012, i cili përbëhet nga zëra që në total shkojnë në vlerën e rreth 5 miliardë lekëve të rinj, Jozefina Topalli, vetëm për blerjen e një automjeti, ka kërkuar shpenzimin e 240 milionë lekëve të vjetër, raporton Mapo..

Vetëm një vit më parë, Kuvendi i Shqipërisë nxori në ankand dhe shiti më shumë se 100 makina deputetësh, ndërkohë që këtë vit vjen me një kërkesë për të blerë një makinë të re për personalitetet.

Kërkesat e Kuvendit në projekt-buxhet:

Kompleksi i ri parlamentar 4 miliardë lekë

Makinë për personalitetet 24 milionë lekë

Rikonstruksioni i zyrave 2 milionë lekë

Sistemi audio dhe video 24 milionë lekë

Sistemi i sigurisë 25 milionë lekë

Projekti e-parlament 38 milionë lekë

Pajisje për zyra 15 milionë lekë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›