E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramadani Hekurudha do te modernizohet

Drejtori i Hekurudhes Shqiptare Zamir Ramadani ne nje interviste per gazeten standard shpjegon projektet per hekurudhen shqiptare

Ne nje interviste per standardin drejtori i HSH-se Zamir Ramadani shprehet Hekurudhat Shqiptare shume shpejt po ecin ne rrugen e modernizimit fale investimeve nga qeveria shqiptare dhe ato te huaja si nga Cekia Sllovakia Italia Kina etj. ne jemi ne fazen e zbatimit te projekteve strategjike per transportin me shina. Sipas tij jane 1 mije ton skrap te cilat do te jene nje burim i mire te ardhurash per te mbajtur ne kembe shinat e hekurta por edhe nje burimi mire te ardhurash per 1700 punonjesit. Problemet e medha ekonomike qe ka Hekurudha Shqiptare duket se po marrin rrugen e zgjidhjes. Fale mbeshtetjes edhe nga Ministria e Transporteve.

Zoti Zamir cilat probleme mendoni se jane ne rrugen e zgjidhjes ne situaten me te fundit ku gjendet transporti me shina

Transporti hekurudhor mendoj se ka kaluar momente te veshtira ekonomike financiare dhe teknike por mendoj se investimet dhe mbeshtetja nga qeveria jone dhe donatoret e huaj jane kyci zgjidhjes se tyre. Hekurudha Shqiptare ka mbi 2 vjet qe po perjeton angazhimin e stafit drejtues dhe inxhiniero-teknik per gjetjen e rrugeve te mundshme per te dale perfundimisht nga kriza e per te modernizuar sektoret e saj si transporti i mallrave dhe kryesisht pasagjerin. Aktualisht vec te tjerave kemi nisur grumbullimin e sasive totale te skrapit qe disponon HSH-ja per ta shitur dhe krijuar rezervat tona financiare kemi evidentuar vinca te vjeter ura por edhe mbeturina teknologjike te cilat kane nje peshe prej nje mije tonesh te cilat do te shiten per skrap. Kemi shitur rreth 100 vagone te dale jashte perdorimit. Per kete qellim eshte dhene urdher qe drejtuesit e stacioneve te inventarizojne skrapin ne zonat qe mbulojne dhe te dhenat ti dergojne ne DPH. Ajo qe do te konsiderohet si skrap jane mbeturinat e vagoneve te mallrave e pasagjereve hekurishte te ndryshme shina treni jashte funksionit si dhe makina te vjetra te dala jashte perdorimit. Edhe pse ende nuk eshte bere shumatori perfundimtar i skrapit hekurudhor mendohet se jane mbi 1 mije ton hekurishte qe do te shiten gjate diteve ne vazhdim. Se shpejti sipas procedures do te shpallet tenderi dhe gjithcka mendohet se do te perfundoje brenda vitit.

Cila mbetet marredhenia juaj financiare me buxhetin e shtetit

Mbetet normale konstante dhe e kenaqshme. Buxheti i Shtetit subvencionon vetem cmimin e biletave por them se veshtiresite jane shume te medha pasi jemi ne lufte te perditshme me hajdutet ne te gjithe vendin. Shinat po vidhen ne menyre te hapur nga banore te zonave ne te gjitha qytetet ku kalon treni i denoncojme dhe policia i leshon. Zonat problematike nga fenomeni i hajduteve te cilet vjedhin shinat e trenit them se jane Vidhasi ne Elbasan dhe Bajza ne Shkoder. Ne lufte me hajdutet te cilet presin shinat e trenit per skrap dhe masat ndaj tyre jane te lehta sepse ne pjesen me te madhe ata leshohen nga policia. Po luftojme per te mbajtur ne kembe nje ndermarrje me 1700 punonjes. Hekurudha Shqiptare ka sot 80 vagone per transport mallrash 30 vagone per pasagjere si dhe 23 lokomotiva. Si vagonet ashtu dhe lokomotivat jane prodhuar vite me pare. Situata e fundit ka nisur te na beje optimiste se hekurudha ka te ardhmen e saj. si rezultat i treguesve qe kemi arritur. Importet dhe eksportet nga Mali i Zi kane permiresuar te ardhurat ne sektorin e transportit te mallrave. Kemi arketuar per 8 muaj 185.9 milione leke nga 138 milione vitin e kaluar pra gati 50 milione me teper. Kemi transportuar drithe lende te pare per cimento artikuj ushqimore gaz te lengshem sheqer pije te ndryshme skrap e artikuj te tjere. Eksportojme kryesisht cimento dhe hekur. Origjina e tyre eshte nga Austria Gjermania Belgjika apo Serbia. Sot trenat levizin me nje shpejtesi mesatare 40 km/ore. Vetem ne segmentin Tirane - Durres ajo arrin 60 km/ore kurse ne drejtim te veriut arrin ne 40 km/ore ndersa ne Librazhd dhe vende te tjera shkon edhe 25 km/ore. Shteti subvencionon cdo vit per hekurudhen cmimin e biletave. Nese kerkohet ulja e subvencionit kjo arrihet vetem me investime. Linjat hekurudhore kane shkuar drejt degradimit te tyre natyral duke mos u vene dore ndersa po aq problematike eshte edhe sinjalistika hekurudhore qe ne pjesen me te madhe eshte zhdukur teresisht. I gjithe rrjeti infrastrukturor eshte ne gjendjen me te keqe qe nga ekzistenca e transportit hekurudhor. Ketij fati nuk i ka shpetuar as linja Durres - Tirane e cila ze edhe volumin me te madh te punes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›