E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijohet fondacioni Amerikano-Shqiptarë i zhvillimit

Fondi shqiptaro-amerikan i ndërmarjeve ka vendosur të krijojë fondacionin Amerikano-Shqiptarë të zhvillimit për Shqipërinë. Ky fondacion do të ketë si kapitall fillestar një shumë prej 100 milionë dollarësh. Sipas kryetarit të bordit të këtij fondi Michael Granoff kjo shumë do të përdoret për zhvillimin e arsimit, sipërmarrjen private, zvillimin e kapaciteteve ushqyese si dhe atë të turizmit. Në këtë takim fjalën e ka marrë dhe ambasadori amerikan në Shqipëri Xhon Uithers i cili ka cilësuar këtë zhvillim si institucionin më të madh në llojin e vet.
Takimi ku u prezantua edhe ngritja e këtij fondacioni vijoj me pyetje nga të pranishmit për mënyrën se si do të shpërnahet konkretisht kapitali prej 100 milionë dollarëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›