Qato do të mbrojë titullin WBF në 24 tetor

Do të jetë një përballje ballkanike dueli për titullin e kampionit të botës në versionin WBF për peshën e mesme. Për me tepër do të jetë një përballje shqiptaro-serbe mes kampionit aktual, shqiptarit Kreshnik Qato (20-6, 4 KO's) dhe serbit me banim në Austri, Gojko Knezeviç (16-2-1, 7 KO's).
Në një intervistë për "Ora Sport" Qato ka deklaruar se falë mbështetjes së kompanisë "Yldon" dhe presidetit z. Ylli Ndroqi po stërvitet në Francë për të fituar këtë ndeshje. Gjithashtu Qato theksoi se shpreson të ketë mbështetjen e shqiptarëve në Gjermani kundër përballjes kampionin nga Serbia.
Dueli do të zhvillohet në kuadër të mbrëmjes që organizohet në Dessau të Gjermanisë më 24 tetor dhe ku në duelin kryesor do të ndeshen Francois Botha dhe Willi Fischer për titullin botëror WBF për peshën e rëndë.
Mbrëmja organizohet nga promoteri prestigjioz gjerman "SES Boxing", stafi i të cilës tashmë ka arritur marrëveshjen me Knezeviq dhe pritet vetëm edhe aprovimi zyrtar nga ana e World Boxing Fundation.
Knezheviq është 30-vjeçar i lindur në Serbi po jeton dhe stërvitet në Austri duke qenë pjesë e kampit të "Fight Production". Përveç një bilanci prej 16 fitoresh, 2 humbjes e një barazimi që e bën atë një kundërshtar të vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin WBF, këtë vit ai kishte tentuar që të bënte të tij edhe brezin e kampionit mesdhetar në versionin WBC por kishte pësuar nga francezi Cedric Vitu.
Për Kreshnik Qaton kjo do të jetë mbrojtja e dytë e brezit të WBF, pas suksesit ndaj David Estrada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Falë shbështetjes së kompanisë "Yldon" dhe presidentit z. Ylli Ndroqi Qato ka shënuar së fundmi edhe dy fitore të tjera ndaj Jurijs Boreiko dhe Zoltan Surman në dy duele të zhvilluara në Londër për të përmirësuar bilancin e tij në boksin profesionist në 20 fitore e 6 humbje. Aktualisht ai renditet në mesin e 40 boksierëve më të mirë të botës në kategorinë e mesme dhe një fitore ndaj Knezheviç do të bënte që ai të ngjisë akoma më shumë në shkallët e rënditjeve botërore.