Krijohet kafsha e parë me kod gjenetik artificial
Është krijuar nga shkencëtarët kafsha e parë në botë me informacion artificial në kodin e tij gjenetik. Kjo teknikë do të hapë mundësitë për shkencëtarët që të krijojnë kafshë të reja, në përdorim të njeriut.
Me këtë teknikë shkencëtarët do kenë mundësi të kontrollit atom-për-atom mbi molekulat në gjërat me jetë.
Kërkuesit e Kembrixhit ia kanë dalë ta bëjnë këtë gjë me një krimb, që ka vetëm disa mijëra qeliza në trupin transparent. Proteina artificiale që kanë futur në ADN-në e krimbit ka një bojë, që nën rrezet ultraviolet bëhet e kuqe.