E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqet virusi i Nilit, alarm dhe për ethet hemorragjike

12/08/2011  Infektivi në QSUT, ndërron jetë pacienti i prekur nga ethet hemorragjike

Strukturat shëndetësore lëshojnë alarmin për evidentimin e viruseve të rrezikshme në vendin tonë. Krahas shumë vendeve, përfshirë këtu edhe Greqinë, janë regjistruar edhe në vendin tonë infektimet nga viruset e rrezikshme, që mbartin pasoja fatale për jetën, siç janë ethet hemorragjike dhe të ashtuquajturat “Ethet e Nilit Perëndimor”. Fatkeqësisht ethet hemorragjike i kanë marrë jetën një pacienti, i cili prej ditësh trajtohej në shërbimin infektiv të QSUT-së, por nuk ka mundur t’u mbijetojë komplikacioneve të rënda shëndetësore të shkaktuara nga ky virus, i cili përhapet nga minjtë e arave dhe, nëse pacienti nuk paraqitet me urgjencë pranë spitalit, i rrezikohet jeta. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë dikasterit të Shëndetit Publik, Silva Bino, ka pohuar se krahas këtij rasti janë izoluar edhe dy pacientë të tjerë të prekur nga një tjetër virus i rrezikshëm, i quajtur “ethet e Nilit Perëndimor”, që përhapet nga pickimi i mushkonjave. Sipas Binos, 2 pacientë të moshës 40-45 vjeç janë nga Lezha e Laçi dhe gjenden të shtruar prej dy javësh në spital nga sëmundja e rëndë e meningoencefalitit.

Më tej Bino ka sqaruar se krahas virusit të “etheve të Nilit” gjatë periudhës së verës janë shfaqur dhe ethet hemorragjike të Kongo-Krimesë dhe ethet hemotragjike me sindromën renal, prej së cilës ndërroi jetën këtë javë në QSUT një pacient 40-vjeçar. Pas verifikimeve të bëra është konstatuar se vatrat e sëmundjes kanë qenë Burreli dhe Gramshi, por problematika është konstatuar edhe në shumë zona të tjera. Për të cilat janë akuzuar strukturat e pushtetit vendor, që nuk kanë ndërhyrë me marrjen e masave përkatëse për dezinfektimin e pastrimin e ambienteve nga insektet e rrezikshme që mund të qarkullojnë gjatë sezonit veror, kjo pavarësisht masave dhe udhëzimeve të lëshuara prej kohësh nga strukturat e shëndetit. Këto sëmundje infeksioniste shfaqen në vendet ku mungesa e higjienës është e dukshme, siç janë zonat bregdetare, moçalore dhe ato të mbipopulluara. Kujdesi dhe informimi i popullsisë është shumë i rëndësishëm, sepse masat që duhen marrë janë urgjente për të evituar një epidemi të mundshme. Komplikacionet që mund të shkaktohen janë nga më të rënda deri në dëmtimin e cipës së trurit. Për këtë këshillohet që të tregohet kujdes ndaj ambienteve ku gjenden këto insekte, si dhe të kërkohet ndihma e parë menjëherë sapo të shfaqen komplikacionet.

Rrezikshmëria

Virusi i Nilit Perëndimor transportohet nga zogjtë dhe transmetohet gjithnjë vetëm nëpërmjet pickimit nga mushkonjat e infektuara. Rastet lidhen me rritjen e madhe të temperaturave si dhe numrin e madh të mushkonjave. Sipas ekspertëve të fushës, rezulton se 20 për qind e të infektuarve shfaqin shenja të gripit të zakonshëm, si temperaturë dhe dhimbje muskujsh, ndërsa 80 për qind nuk shfaqin asnjë simptomë. Por ky virus është i rrezikshëm sidomos për grup-moshat e rritura mbi 50-vjeç, për arsye se në 1 për qind të rasteve shfaqen simptoma neurologjike të rënda, si meningjit, encefalit ose infeksione të tjera me frekuencë të lartë dëmtimesh neurologjike të përkohshme ose të përhershme.

Kostot për vlerësimet paraprake të programeve studimore (Parakreditimi)

Kostot për vlerësimet e jashtme të programeve studimore (Akreditimi)

Kostot për shërbime të tjera si riorganizim studimesh e ristrukturim institucioni

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›