Festa e Birrës, kulmi i sezonit turisitik për Korçën
Festa e Birrës, shënon kulmin e sezonit turistik për qytetin e Korçës. Pas suksesit të katër viteve më parë, kjo festë vjen edhe këtë edicion, në edicionin e pestë të saj, e shumëfishuar në të gjitha komponentët.
Me sloganin "Festa e birrës vetëm në Korçë", synohet kthimi i saj në një traditë të përvitshme me përmasa gjithnjë e në rritje, duke bërë të mundur gjallërimin e jetës në qytet si dhe tërheqjen e sa më shumë turistëve vendas dhe të huaj.
Pjesëmarrësit shpehen entuziast për atmosferën e krijuar në këtë aktivitet, ndëras disa prej tyre kanë ardhur edhe nga shtete të tjera vetëm për shijuar këtë festë. Festa e Birrës në Korçë, tashmë, një festë e njohur në gjithë Shqipërinë dhe rajonin është nderuar me çmimin shqiptar të turizmit, akorduar nga Ministria e Turizmit Rinisë dhe sporteve si dhe Shoqata e Turizmit Shqiptar.