Krijohet nomenklatura e mallrave rezerve te shtetit
Drejtorise se Pergjithshme te Rezervave Materiale te Shtetit i lihet detyra qe te plotesoje dhe siguroje sasite dhe nomenklaturen e mallrave rezerve shteterore. Me nje vendim te posacem, qeveria vendosi qe nje gje te tille kjo drejtori duhet ta realizoje nepermjet financimeve nga buxheti i shtetit, mallrave, qe kalojne ne pronesi te shtetit nga kundervajtjet administrative dhe veprat penale, te ardhurave dhe fondeve financiare, qe realizon gjate veprimtarise te saj dhe donacioneve te paperdorura.