Qeveria ndryshon cmimet e trojeve

TIRANE - Cmimet e pronave ne baze te te cilit do te kompensohen pronaret e ligjshem te tokave, do te ndryshojne. Qeveria miratoi dje vendimin per ndryshimet e vleres se truallit, te percaktuar kohe me pare nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, duke i dhene udhe keshtu ndryshimeve ne cmime per te gjitha trojet. Ku me i favorizuar do te jete kryeqyteti, Tirane, ku cmimet e trojeve pritet te pesojne rritje te ndjeshme, te cilen e paralajmeroi ne mbledhjen e djeshme te qeverise dhe kryeministri, Sali Berisha. Nuk behet e ditur ende se si do te jene cmimet e reja, pasi do te punohet per perllogaritjen e tyre. Kryeministri Sali Berisha tha dje se nje vendim i tille synon t'i jape fund absurditetit ne percaktimin e cmimit te trojeve ne vend. Duke e cilesuar metodiken aktuale te cmimeve ne baze se te ciles jane kompensuar per dy vite radhe pronaret, jo realiste ne vleresimin e bere. "Shpresoj qe ky vendim t'i jape fund falsitetit te jashtezakonshem qe ekziston, absurditetit ne harten e cmimeve, qe buron nga nje metodike teresisht jo realiste", tha Kryeministri. Sipas Berishes, qytetaret duhet ta dine se ndryshimi i listes se cmimeve eshte i domosdoshem. "Une dua t'i njoh qytetaret se kjo eshte bere e domosdoshme se p.sh toka ne Kamze, sipas kesaj metodike, del 5 here me e lire se toka ne Tropoje, apo 10 here me e lire se ne Peshkopi. Te jemi realiste se per sa i perket vleres se tokes, tregu i Tiranes, ne raport me tregun e Tropojes apo Peshkopise, eshte me dallime shume te medha", u shpreh kreu i qeverise, duke lene te kuptohet se cmimet e trojeve ne disa vende do te pesojne rritje. Cka u leverdis pronareve te ligjshem te tokave, ne menyre te vecante ne kryeqytet qe me syte nga shteti presin parate per kompensimin e tokave te zena. "Per kete vendim eshte bere nje pune shume e mire dhe mbi bazen e nje hetimi te gjere, jane perafruar keto cmime. Eshte shume e rendesishme qe ato te sillen drejt normalitetit, se ky faktor ka bllokuar tregun e tokes", theksoi kryeministri. Nderkohe qe po diten e djeshme, qeveria mori dhe nje vendim mbi menyren e percaktimit te vleres se truallit, te vene nga pronaret e tij ne dispozicion te investitoreve te ndertimit. Ne baze te tij, siperfaqja e ndertimit ne m2 qe perfitojne pronaret e truallit percaktohet ne baze te kontrates se shkembimit te pasurise truall me ndertesen e ngritur mbi te. "Kosto e ndertimit, per m2, percaktohet ne baze te kostos minimale fiskale te ndertimit, sipas qyteteve apo zonave brenda qyteteve", percaktohet ne vendim. Po keshtu vlera e truallit, te vene ne dispozicion nga pronari, llogaritet si prodhim i kostos se ndertimit per m2 me pjesen e siperfaqes te objektit qe kane perfituar pronaret. "Vlera e truallit (tokes), e llogaritur si me siper, eshte shpenzim i zbritshem per investitorin e objektit", perfundon vendimi i qeverise. I cili ne qender te tij ka taksen qe do te marre shtetit per secilin ndertues. Rozeta Rapushi
Cmimi i tokave ne Tirane
Leke Zonat
29829 Unaza-Materniteti i Ri
22996 ish-Uzina e Autotraktoreve
71546 Bllokut, Liceu, Rr.Elbasanit
47972 Sheshi "A. Rustemi" - Unaza-Rruga e Elbasanit
37607 Min. Jashtme-Rruga e Elbasanit-Q.Studenti
37718 "Mihal Grameno"-Sauk-Parku Kombetar
25478 Spitalet - Shkolla e Bashkuar
21593 Kinostudio
24754 Unaze - Shish-Tufine
24360 Bregu i Lumit
77523 Zona e ish-"Bllokut', Pallatet Agimi
46644 Pallatet Agimi, "V. Shanto", St.Dinamo, Garda
31848 Pishinat, rruga "Komuna e Parisit"
20717 Unaza e re-Kombinat-"Misto Mame"
42621 Ish-Ekspozita-Gjykata-"Myslym Shyri"
37615 Inxhin., "21 Dhjet.", "Zogu i Zi", Rr. e ambasad.
28659 Fusha e aviacionit, Unaza e re
38595 Pazari i ri
30111 "Rruga Bardhyl", Tregu ushqimor, Unaze
26094 nga Tregu tek ish-Kombinati
42299 Sheshi "Skenderbej", Muzeu, St. Trenit
39613 Politeknikumi, St. i Trenit, Rr. "Siri Kodra"
51815 Qendra, "Kafe Flora", "Skenderbej", ish-Ekspozita
49735 Rruga e Durresit, e Kavajes, "Myslym Shyri"
39533 "Qemal Stafa", "Kafe Flora", "Zogu i Zi"
34628 Rruga e Durresit, "Don Bosko"
27981 Laprake
46382 Parku
Cmimi i tokave ne Tirane
Leke Zonat
29829 Unaza-Materniteti i Ri
22996 ish-Uzina e Autotraktoreve
71546 Bllokut, Liceu, Rr.Elbasanit
47972 Sheshi "A. Rustemi" - Unaza-Rruga e Elbasanit
37607 Min. Jashtme-Rruga e Elbasanit-Q.Studenti
37718 "Mihal Grameno"-Sauk-Parku Kombetar
25478 Spitalet - Shkolla e Bashkuar
21593 Kinostudio
24754 Unaze - Shish-Tufine
24360 Bregu i Lumit
77523 Zona e ish-"Bllokut', Pallatet Agimi
46644 Pallatet Agimi, "V. Shanto", St.Dinamo, Garda
31848 Pishinat, rruga "Komuna e Parisit"
20717 Unaza e re-Kombinat-"Misto Mame"
42621 Ish-Ekspozita-Gjykata-"Myslym Shyri"
37615 Inxhin., "21 Dhjet.", "Zogu i Zi", Rr. e ambasad.
28659 Fusha e aviacionit, Unaza e re
38595 Pazari i ri
30111 "Rruga Bardhyl", Tregu ushqimor, Unaze
26094 nga Tregu tek ish-Kombinati
42299 Sheshi "Skenderbej", Muzeu, St. Trenit
39613 Politeknikumi, St. i Trenit, Rr. "Siri Kodra"
51815 Qendra, "Kafe Flora", "Skenderbej", ish-Ekspozita
49735 Rruga e Durresit, e Kavajes, "Myslym Shyri"
39533 "Qemal Stafa", "Kafe Flora", "Zogu i Zi"
34628 Rruga e Durresit, "Don Bosko"
27981 Laprake
46382 Parku