E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, pagat sipas gradave te perfituara

TIRANE - Paga ne baze te grades per punonjesit e Policise se Shtetit. Qeveria miratoi dje ne mbledhjen e radhes, ndryshimet ne ligjin e "Policise se Shtetit", ku vendosi te ndryshoje pagat e punonjesve te ketij institucioni. Me propozim te Ministrit te Financave dhe atij te Brendshem, Keshilli i Ministrave aprovoi dje vendimin per caktimin e pages baze mujore per grade. Keshtu, duke nisur nga 1 korriku, cdo punonjes i Policise se Shtetit do te paguhet ne baze te grades qe ka fituar, perfshi ketu dhe shtesa per natyre te vecante pune dhe sherbimi. Gazeta ben publik listen e plote te punonjesve te policise, bashkangjitur me shumen se sa ju shkon paga me ndryshimet e reja ne ligj. "Punonjesi i Policise se Shtetit, per kohen e qendrimit ne grade, perfiton shtese per vjetersi ne pune, ne masen 1 per qind, pas cdo viti pune. Masa e shteses per vjetersi ne pune te jete deri ne nivelin e pages baze, te grades pasardhese", percaktohet ne vendimin e qeverise. Sipas tij, perllogaritja e shteses per vjetersi ne pune, do te filloje ne castin e marrjes se grades, ne baze te ligjit "Per Policine e Shtetit". Per specialistet, pergjegjesit e sektorit apo drejtoret ne Policine e Shtetit, qe punojne ne pozicione, qe lidhen me procesin e informatizimit te veprimtarise se Policise se Shtetit dhe kerkojne, ne menyre te detyrueshme, arsimin e larte, ne deget "Inxhinieri Elektronike" apo "Informatike", perfitojne nje shtese, per kushte pune, prej 10 000 (dhjete mije) lekesh mbi pagen mujore te grades perkatese. "Zbatimi i kesaj shtese per pozicionet konkrete behet pas miratimit paraprak te Departamentit te Administrates Publike dhe te Ministrise se Financave, sipas pershkrimit te pozicioneve te punes", thuhet ne vendimin e qeverise. Ne tabelat qe i bashkengjiten projektit ne fjale jepen ne menyre te detajuar dhe pagat e punonjesve te policise se shtetit, qe perfitojne me shtesat ne baze te grades. Drejtori i Pergjithshem do te marre nje page mujore prej 120.000 lekesh, zevendesi i tij 102.000 leke, drejtuesi i pare 87.623 leke, ndersa drejtuesit e tjere 62.500 leke. Ndersa kryeinspektoret do te paguhen me nje shume prej 43.750 lekesh dhe inspektoret me 41.090 lekesh. Shpenzimet do te perballohen nga te ardhurat e buxhetit te shtetit. Rozeta Rapushi

Si ndryshojne pagat per Punonjesit e Policise se Shtetit

Grada Paga

Neninspektor 37170 leke

Inspektor 41090

Kryeinspektor 43750

Nenkomisar 46370

Komisar 48150

Kryekomisar 51420

Drejtues 62500

Drejtues i Pare 87623

Drejtor i Pergjithshem 120000

Zv/drejtor i Pergjithshem 102000


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›