E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim brenda familjes në Tiranë, gruaja vret burrin

TIRANË-Një krim i rëndë brenda në familje është shënuar sot në periferi të Tiranës, në fshatin Krrabë. Në orët e para të mëngjesit gruaja ka vrarë bashkëshortin e saj.

Mësohet se viktima është shtetasi Fiqiri Muca kurse autorja e vrasjes, gruaja e tij, Nazmie Visha.

Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi i rëndë, por paraprakisht mësohet se shkak mund të ketë qenë, xhelozia.

Policia e Tiranës në vendngjarje ka ndaluar të dyshuarën Nazmie Visha.
Ndërkaq vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij krimi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›