E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojrat Olimpike, Londra mbyllje spektakolare

LONDER-Organizatorët artistik të Olimpiadës, “Londra 2012", kane mbyllur sot siparin pas 16 ditësh aktiviteti.  Gjatë lojërave u vendosen 44 rekorde botërore, u thyen 117 rekorde Olimpike, ra në sy paraqitja e sprintierit xhamajkan Usain Bolt qe rrembeu 2 medalje ari, në 100 dhe 200 m.

Dhe ashtu sic u paralajmerua mbyllja e lojërave verore sot në mbrëmje, ishte po aq mahnitëse sa ishte edhe hapja e tyre më 27 korrik. 

Në programin e mbylljes të emërtuar “Simfonia e muzikës britanike”, moren pjesë mbi 4 100 performues, në mesin e të cilëve 3 500 vullnetarë dhe 380 fëmijë nga një shkollë artistike.

Ceremonia përmbyllëse u punua nga koreografi vendës Kim Gavin, me të cilën u nderuan të arriturat e pop muzikës britanike në 50 dekadat e fundit.

Për gati tri orë të plota shikuesit në stadium, por edhe qindra milionë të tjerë pranë ekraneve televizive anembanë botës patën rastin të dëgjojnë dhe të argëtohen me muzikën e George Michael, grupit Muse, duetit Pet Shop Boys, Take That, këngëtares Jessie J dhe Orkestrës Simfonike Britanike.

Kulmi është riparaqitja në skenë e grupit shumë të popullarizuar dikur Spice Girls, në mesine të cilave është edhe Victoria Beckham, bashkëshortja e futbollistit më me nam anglez, David Beckham.

Në fund të ceremonisë mbyllëse, flamuri olimpik iu dorëzua organizatorit të Lojërave Olimpike të ardhshme të vitit 2016, Rio de Janeiros së Brazilit.

Flamurin e zbriti prefekti i Londrës Boris Johnson, duke ia dorëzuar kryetarit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacque Rogge, kurse ky prefektit të Rios, Eduardo Paeso. Pas fjalës së Rogg, do të fiket flaka olimpike, gjë që simbolizon edhe mbylljen zyrtare të olimpiadës.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Spektakli në ceremoninë e mbylljes ‘Londer 2012’, përshendetje dhe nga Churchill FOTO: Londër 2012, mbyllja spektakolare

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›