E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni veror, fluks emigrantësh në dogana

Tiranë- Muaji Gusht është edhe periudha kur emigrantët kthehen në atdhe për pushime, prandaj gjatë kësaj jave në disa dogana ka pasur fluks udhëtarësh.

Sipas njoftimit të policisë, në doganën e Kapshticës, Qafë Thanës, Forishtit dhe Tushemishtit gjatë 24 orëve të funditr kanë hyrë 10.090 persona dhe kanë dalë 4765 shtetas.

Numri më i madh i emigrantëve është në doganën e Kapshticës, pasi brenda 24 orëve në të kanë hyrë 6634 udhëtarë me 2100 mjete. Radhët kanë qenë të pakta,pasi për ti shmangur ato policia kufitare shqiptare po punon me 8 sportele, ndërsa ajo greke me katër.

Fluks sigurish ka patur edhe në në pikën e kalimit kufitar Kakavijë si dhe Pikën Kufitare të Tre-Urave Çarshovë Përmet, pasi kanë hyrë 7.742 shtetas shqiptare dhe të huaj si dhe 2.462 automjete shqiptare dhe të huaja, ndërsa kanë dalë 3.233 persona dhe 728 automjete.

Ndërsa në portin e Durrësit pritet të mbërrië 7 tragete, të cilat do të sjellin rreth 10 mijë persona dhe 1500 mjete.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›