Krim i rëndë në Athinë, dyshohet se u ka vënë jastëkun në fytyrë, mister motivet Emigrantja shqiptare mbyt dy fëmijët e saj, tenton vetëvrasjen ATHINË- Një ngjarje e rëndë tronditi dje gjithë opinioni
11/08/2009 Krim i rëndë në Athinë, dyshohet se u ka vënë jastëkun në fytyrë, mister motivet
ATHINË- Një ngjarje e rëndë tronditi dje gjithë opinionin publik grek e në veçanti komunitetin shqiptar që jeton atje, pasi një grua shqiptare mbyti dy fëmijët e saj. Mediet greke njoftuan dje se një grua e re shqiptare, emigrante prej vitesh në Greqi, ka mbytur dy fëmijët e saj dhe më pas tentoi të vetëflijohej. Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë në qytetin bregdetar Elefsinë pranë kryeqytetit, Athinë. Sakaq nga informacionet e publikuara në mediet helene u mësua se pa jetë brenda shtëpisë së tyre në Elefsinë u gjendën motër e vëlla, përkatësisht tetë dhe dhjetë vjeç. Ekspertiza paraprake nxjerr se dy fëmijët janë mbytur rreth mesditës së të hënës. Ndërkohë nëna 37-vjeçare e dy fëmijëve të vdekur tentoi të kryejë vetëvrasje duke u hedhur nën rrotat e një makine në rrugën “Iera” (“Iera Odho”). Në gjendje të rëndë për jetën, ajo është dërguar në spitalin shtetëror të Xhanios, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia tha se po heton të gjitha detajet që lidhen me ngjarjen dhe shkaqet e krimit. Ende nuk janë publikuar gjeneralitetet e nënës dhe fëmijëve, ndërkohë që nuk dihet me saktësi nëse ajo jetonte bashkë me të shoqin apo ishin ndarë. Policia ende nuk ka një motiv të qartë të këtij krimi kaq të rëndë, për të cilën janë marrë në pyetje fqinjët e emigrantes, që po japin të dhëna rreth saj dhe fëmijëve. Deri tani dihet vetëm fakti se 37-vjeçarja jetonte në Athinë e pajisur me dokumente të rregullta. Fëmijët e vdekur iu nënshtruan një ekspertize mjekoligjore, e cila përcaktoi qartë se kishin vdekur si pasojë e asfiksisë, pasi nëna u kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Policia dyshon se vrasja ka ndodhur me jastëk ose me duar, fakt ky i cili pritet të saktësohet nga vetë dëshmia e nënës, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital.