Faturat e telefonit fiks, replika mes institucioneve
11/08/2009 “Albtelekom” dhe Posta Shqiptare
Prej disa muajsh qytetarët nuk janë pajisur me faturat e telefonit fiks. Kjo situatë e pazakontë ka shkaktuar replika mes dy institucioneve përgjegjëse: kompanisë “Albtelekom” dhe Postës Shqiptare, që kanë pasur gjatë ditës së djeshme dy reagime me anën e njoftimeve për shtyp. Kompania “Albtelekom” pretendon se do ta kryejë vetë këtë shërbim edhe me anën e faturave elektronike, ndërsa Posta Shqiptare pretendon se përgjegjësia për këtë shqetësim të qytetarëve është e kompanisë dhe jo e Postës. “Mosdërgimi i faturës së telefonit në shtëpi ka ardhur si pasojë e shkeljes së njëanshme të kontratës që “Albtelekom” e ka prishur me Postën Shqiptare. Ne as nuk kemi menduar dhe as e mendojmë që klienti mund të privohet nga e drejta e informacionit (marrjes së vlerës së faturës) para se ai të arkëtojë detyrimin, gjë që shpeshherë ka bërë që klientët të befasohen para sportelit kur duan të paguajnë. As e kemi menduar dhe as e mendojmë që klientëve tanë t’u hiqet e drejta për të marrë shërbime bazë që ka Posta Shqiptare”, - theksoi drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorea. Nga ana e tyre, drejtues të “Albtelekomit” bënë të ditur se pjesë kryesore të projekteve të saj kompania ka përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit ndaj klientit. “Kompania ka kryer investime serioze në këtë aspekt dhe ka krijuar një strukturë të veçantë për shërbimin ndaj klientit, e cila është e standardeve bashkëkohore dhe u jep zgjidhje të gjitha problematikave. Investimet në këtë drejtim do të jenë të vazhdueshme për të përmirësuar në vijueshmëri shërbimin për të gjitha produktet që ne ofrojmë. Pjesë e këtij projekti është dhe ofrimi i shërbimit të faturave për klientët e “Albtelekomit”. Si pasojë e mosshpërndarjes së rregullt dhe në mënyrë të përsëritur të faturave për abonentët e “Albtelekomit” nga ana e Postës Shqiptare “Albtelekomi” ka ndërmarrë shpërndarjen e faturave edhe vetë, duke vendosur në plan të parë interesin e klientëve. Zbatimi i këtij projekti është në fazën e tij të parë, gjë që mund të ketë sjellë vështirësi në shpërndarjen e plotë të faturave për të gjithë abonentët tanë, por në të ardhmen shpërndarja e faturave do të realizohet në masën 100 për qind dhe në kohë reale”, - theksojnë burimet zyrtare të “Albtelekomit”. Sipas tyre, kompania ofron shërbimin e faturës dhe përmes postës elektronike. “Abonentët që për një arsye apo për një tjetër nuk arrijnë të marrin në kohë shërbimin e faturës, mund ta marrin faturën përmes postës elektronike. Duke telefonuar në numrin 123, abonentët e “Albtelekomit” mund të lidhen me operatorët tanë dhe të regjistrojnë të dhënat e tyre”, - theksuan burimet. Ndërsa Posta Shqiptare e cilëson këtë situatë “një realitet anormal për klientët”. “Kjo gjë bie në kundërshtim me kushtet e parashkruara në kontratë për këtë shërbim, si dhe në kundërshtim me ligjin. Mbi të gjitha i privohet e drejta qytetarit shqiptar për të pasur paraprakisht faturën e pagesës së telefonisë fikse”, - tha drejtori Gorea, duke nënvizuar me habi indiferencën e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.