Arresti në mungesë, Kolegjet e Bashkuara kundër Apelit
10/08/2009 Unifikohet vendimi për të drejtën e ankimimit jashtë afateve për shtetasin Erion Dulaj
Pesë nga 14 gjyqtarët e kolegjit kundër vendimit unifikues
TIRANË – Edhe ata që janë në shërbim të ligjit, ndonëse në shkallët më të larta të gjyqësorit, nuk bien dakord për procedura të njëjta. Masat e sigurimit personal pas njohjeve të mosmarrëveshjeve nga shkallë të ndryshme të gjyqësorit kanë mbërritur për shqyrtim në Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Edhe pse janë dhënë shumë masa sigurimi në mungesë, deri tani nuk ka pasur ndonjë diskutim mbi mënyrën se si mund të bëhet ankimimi në shkallët e tjera dhe kur ka të drejtë i pandehuri ta bëjë këtë ankimim, pasi nuk është i arrestuar dhe mbrojtësi ligjor nuk është i legjitimuar në afatet që përcakton ligji. Mendimet e palëve në Kolegjet e Bashkuara kanë qenë të ndryshme, por duhet të theksojmë se para se çështja të përfundonte për unifikim vendimi në Kolegjet e Bashkuara është marr në shqyrtim nga një trup gjyqësore, e cila nuk e ka zgjidhur dot rastin në fjalë, duke ia dërguar më pas Kolegjeve të Bashkuara. Rasti që ka bërë të mundur mbledhjen e Kolegjeve të Bashkuara ka të bëjë me dhënien e masës së sigurimit personal të shtetasit Erion Dulaj në mungesë të tij. Dulaj është nga qyteti i Vlorës dhe krimet e rënda në shkurt të këtij viti kanë vendosur për të masën e sigurimit në burg në mungesë për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike shoqëruar me mbajtjen e armëve luftarake. Por pasi është vendosur masa e sigurimit në shkurt të këtij viti, në fund të vendimit gjykata shpreh qartë faktin se brenda dhjetë ditëve lejohet ankim në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.
Kundërshtimi i Apelit
Shtetasi Erion Dulaj nëpërmjet avokatit të tij ka bërë ankim kundër vendimit të arrestit të shkallës së parë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Por bëhet e ditur se kjo gjykatë nuk e ka pranuar ankimin, me pretendimin se është bërë jashtë afatit dhjetëditor të përcaktuar me ligj për të kundërshtuar vendimin e arrestit. Menjëherë pas mospranimit të ankimit avokati i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë. Por edhe kjo e fundit, megjithëse ka në përbërje juristë të mirë dhe me përvojë, ka qenë e ndarë në mendime. Një pjesë i ka dhënë të drejtë ankimuesit, ndërsa një pjesë tjetër nuk i ka dhënë të drejtë. Për të arritur në këto përfundime, si pakica, ashtu dhe shumica kanë përdorur argumente të ndryshme. Shumica është shprehur se Gjykata e Apelit për Krime të Rënda është treguar e njëanshme dhe nuk ka respektuar të drejtat e të pandehurit. Ndërsa pakica është shprehur se shumica ka bërë argumentim të gabuar, pasi nuk ka parë disa elemente të rëndësishme që kanë të bëjnë me kohën e marrjes dijeni për akuzën nga ana e të pandehurit. Mbrojtja në Gjykatën e Lartë është shprehur se është shkelur një nga të drejtat themelore të shtetasve dhe që lidhet me një proces të drejtë, të hapur dhe të barabartë. Sipas tij, Gjykata e Apelit duhet ta shqyrtonte çështjen, pasi ankimi është paraqitur brenda afatit dhe pasi kanë marrë dijeni për vendimin e shkallës së parë. Ndërkohë ai pretendon se masa e sigurimit është vendosur jashtë afateve procedurale të hetimit. Para Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë foli edhe prokurori Artur Selmani, i cili kishte të njëjtin mendim me pakicën dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila nuk pranoi ankimin kundër masës së sigurimit personal.
Mendimi i shumicës
Shumica e gjyqtarëve dëgjuan relacionet e palëve në proces dhe në fund shtuan se i pandehuri ka plotësisht të drejtë të bëjë ankim në rastin në fjalë (pra kur masa e sigurimit është dhënë në mungesë), pasi ka marrë dijeni vetëm kur në shtëpinë e tij ka shkuar policia gjyqësore dhe ka njoftuar akuzën. Edhe vetë një pjesë e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë kanë bërë pyetjen: a është i ankimueshëm vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj një personi në mungesë para se të ekzekutohet? Dhe pyetjen tjetër: nëse personi ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit personal vihet në dijeni të vendimit të gjykatës jo në mënyrën që përcakton neni 141 i Kodit të Procedurës Penale dhe i fshihet ekzekutimit të këtij vendimi, a ka të drejtë ta ankimojë atë para se te ekzekutohet? Pasi kanë arritur të zbërthejnë këto dy pyetje, shumica e gjyqtarëve të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë arritën në përfundimin se Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, e cila ka vendosur mospranimin e ankimit kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, vjen si rezultat i kuptimit dhe zbatimit të gabuar të dispozitave ligjore, që lidhen me mënyrën e caktimit të masave të sigurimit, verifikimit të tyre nga gjykata dhe së drejtës së ankimit që kanë palët në këtë lloj gjykimi. Kolegjet shpjegojnë edhe dy mënyrat që ka përcaktuar Kodi i Procedurës për caktimin e masave të sigurimit. Sipas mendimit të shumicës, gjykata nuk ka zbatuar ligjin në kohën kur është vendosur masa e sigurimit, duke bërë të zbatueshëm këtë masë me verifikimin pas tri ditëve nga dhënia e saj. Kështu që gjykata shprehet se janë shkelur të drejtat e të pandehurit duke mos i dhënë të drejtën e ankimit.
Parashikimi në Kushtetutë
Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 43 ka parashikuar: “Kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor në një gjykate më të lartë, përveçse kur në Kushtetutë parashikohet ndryshe.” Për të garantuar këtë të drejtë, Kodi i Procedurës Penale ka një sërë dispozitash, të cilat e bëjnë efektive atë. Sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, kur personi ndaj të cilit është marrë një masë sigurimi personal nuk gjendet nga oficeri ose agjenti i policisë gjyqësore, mbahet një procesverbal, i cili duhet të tregojë në mënyrë të hollësishme veprimet që janë bërë me qellim gjetjen e personit dhe vënien në ekzekutim të vendimit të gjykatës.
Përfundimi unifikues
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë arrijnë në përfundimin unifikues se vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është një vendim i ankimueshëm edhe nëse ai nuk është zbatuar, me kushtin që personi ndaj të cilit është dhënë vendimi të jetë vënë në dijeni pasi të jetë deklaruar me vendim gjykate ikja e tij. Në çështjen në shqyrtim rezulton se si organi i hetimit, ashtu dhe gjykata nuk kanë zbatuar detyrimet që vijnë si më sipër nga Kodi i Procedurës Penale. Ato nuk kanë kuptuar e për pasojë nuk kanë ndjekur rregullimin që parashikon ligji lidhur me zbatimin e masës së sigurimit dhe efekteve që vijnë e për pasojë detyrimeve që lindin kur masa nuk mund të zbatohet, pasi personi nuk gjendet.
Liritë e individit
Pyetjet që shtrohen: si do veprohet, a ka të njëjtat efekte sentenca unifikuese, edhe pse në rastin në shqyrtim nuk janë kryer veprimet dhe nuk janë marrë vendimet që ligji parashikon kur masa e sigurimit nuk mund të zbatohet për shkak se personi nuk gjendet? A mund të kuptohet në mënyrë të njëjtë njoftimi i të pandehurit për vendimin me marrjen dijeni prej tij të vendimit dhe pasojat që vijnë me këtë rast?
Kolegjet e Bashkuara çmojnë se e rëndësishme për të garantuar liritë e individit në procesin penal është që ai të ushtrojë të drejtat e tij dhe që këto duhet t’ia garantojë organi procedues.
Rasti “Dulaj”
Vendimi unifikues për masat
e sigurisë në mungesë
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë arritën në përfundimin unifikues se e drejta për të ankuar vendimin e caktimit të masës së sigurimit nga personi, ndaj të cilit është caktuar kjo masë në mungesë, lind brenda 10 ditëve nga njoftimi apo marrja dijeni e vendimit prej tij ose mbrojtësit. Në çështjen në ngarkim të të pandehurit Erion Dulaj Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, duke mos pranuar të shqyrtojë ankimin e paraqitur nga mbrojtësi i të pandehurit, ka vepruar ndesh me dispozitën e nenit 420/1-a të Kodit të Procedurës Penale. Mbrojtësi i të pandehurit Erion Dulaj është i legjitimuar të bëjë ankim ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e për këtë shkak vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë duhet të prishet dhe aktet t’i dërgohen për rishqyrtim asaj gjykate për ta gjykuar me një tjetër trup gjykues. Duke pranuar se i pandehuri ka të drejtë të ankohet ndaj vendimit të gjykatës për caktimin e masës së sigurimit edhe pa u zbatuar kjo masë, në rast se provon marrjen dijeni, gjykata nuk mund t’i mohojë këtë të drejtë mbrojtësit të të pandehurit, i cili për efekt të ligjit barazohet me të. Në këtë përfundim Kolegjet e Bashkuara arrijnë bazuar edhe në vendimin nr.15, datë 17.04.2003 të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit ndër të tjera është theksuar se “... moslejimi i mbrojtësit për të bërë ankim ndaj vendimit të gjykatës të dhënë në mungesë të të akuzuarit, në kushtet e nenit 410/2 të Kodit të Procedurës Penale, e vë njërën palë në pozitë të pabarabartë me palën tjetër”.
Oponenca
Mendimi i pakicës kundërshton
vendimin e Kolegjeve të Bashkuara
Ne, Spiro Spiro, Ardian Dvorani, Majlinda Andrea, Mirela Fana dhe Andi Çeliku, gjyqtarë në pakicë, nuk jemi dakord me vendimin nr. 4, datë 24.06.2009 (unifikues) të marrë me votat e shumicës të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë (me të cilin u prish vendimi 02.01.2009 i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë dhe iu kthyen aktet për rishqyrtim po asaj gjykate), për arsyet si më poshtë:
Sipas mendimit të pakicës, duke pranuar legjitimimin e mbrojtësit të të arrestuarit Erion Dulaj për të bërë ankim kundër vendimit nr.252, datë 11.12.2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, shumica ka tejkaluar kufijtë e kuptimit të dispozitave të neneve 246 dhe 249 të Kodit të Procedurës Penale. Me të drejtë shumica, teorikisht, pranon se sipas nenit 246 të Kodit të Procedurës Penale “…kur personi ndaj të cilit është marrë masa e sigurimit (gabimisht shprehet ‘një masë sigurimi’), nuk gjendet nga oficeri ose agjenti i policisë gjyqësore, mbahet një procesverbal, i cili duhet të tregojë në mënyrë të hollësishme veprimet që janë bërë me qëllim gjetjen e personit dhe vënien në ekzekutim të vendimit të gjykatës, procesverbal i cili i dërgohet gjykatës që ka dhënë vendimin për të vendosur deklarimin e ikjes së këtij personi”, në zbatimin e përmbajtjes së kësaj dispozite në çështjen objekt shqyrtimi, praktikisht ka tejkaluar kufijtë e përmbajtjes shumë të qartë të saj.
Kështu, nga aktet rezulton që mbrojtësi i të arrestuarit Erion ka paraqitur ankim kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë ende pa u vënë në dijeni të faktit që ekzistonte një vendim arresti kundër tij, nëpërmes procedurave të ligjshme që parashikohen në nenin 246 të Kodit të Procedurës Penale. Pretendimi sipas të cilit i arrestuari u vu në dijeni të këtij fakti, pasi sipas tij punonjës të policisë kishin shkuar në banesë, jo vetëm që nuk u shoqërua me ndonjë dokument të lënë prej tyre apo ndonjë provë tjetër, por bazuar në kronologjinë e dokumenteve që lidhen me ankimin e paraqitur nga mbrojtësi i tij është i papranueshëm. Përpos faktit që nuk përmban asnjë shkak dhe pikë të vendimit që kundërshtohet, kërkesë kjo e dispozitës së nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ankimi ka edhe pasaktësi lidhur me datën që mban vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime te Rënda, me të cilin u vendos masa e sigurimit personal. Kështu, ndërsa vendimi mban datën 11.02.2008, në ankim është shënuar data 17.02.2008, pasaktësi të cilat nuk kishte si të ndodhnin nëse do të ishte e vërtetë që punonjësit e policisë kishin shkuar në banesë për ekzekutimin e vendimit.