E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Kamëz, policia arreston bashkëpunëtorin

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët dyshohen si autorë të vrasje së 28-vjeçarit Mandi Pashk Prengës. Pas arrestimit të punonjësit të policisë ushtarake, Kujtim Shkurt Prenga, 40 vjeç, i cili dyshohet se është autori i varjes, në pranga ka rënë dhe bashkëpunëtori i tij, Kastriot Balla, 34 vjeç.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.00 në Kamëz në ambientet e Disko "Omega". Vrasja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta dhe dyshohet se Kujtim Prenga e ka vrarë 28-vjeçarin me armën e shërbimit.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë si dhe u bë sekuestrimi i armës së krimit të pistoletës tip TT, armë e cila iu kap autorit.
Ndërsa arrestimi i Kastriot Balla, u bë pasi ai ka ndihmuar autorin që të fshihet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›