I tradhtuar nga deshirat e cmendura
Dje cdo njeri qe ka tentuar te ndjeke punimet e Kuvendit te Shqiperise ka ndjere nevojen per te pasur afer nje mjek psikiater.
Se pari i duhej te kuptonte a ishte gezuar Sali Berisha vertet qe i ishin botuar fotot e tij dhe gruas se tij me Familjen Hoxha ne pushime ne Pogradec apo ishte nen presionin e se shkuares se tij te erret kur qeshte me vete me fjalet percart qe thoshte dhe qe nuk i kuptonte askush ne ate salle.
Se dyti cdokujt i duhej te kuptonte a ishte vertet i angazhuar Berisha sinqerisht per tu pergatitur per funeralin e Edi Rames apo ishte nen presionin e endrres se tij per te zhdukur opoziten dhe fliste me patos per nje funeral dhe fjalim te enderruar qe do te mbante per kundershtarin e vet.
Dhe mbi te gjitha cdokujt i duhej te kuptonte a ishte vertet i interesuar Sali Berisha te pranonte projektin e opozites per transparencen e zgjedhjeve apo ishte duke bere teater duke u marre me nenat baballaret motrat dhe vellezerit e opozitareve me qellim qe te harrohet per nje moment cfare po i ben Shqiperise vajza djali gruaja dhe sekseret e tyre Shqiperise.
eshtja e pare dukej qe e kishte tronditur seriozisht. Njeriu qe e urren aq shume historine qe e ka kunder vetes vetem per shkak te raportit te pasinqerte qe ai ka me cdo kend qe ka perdorur ne kete vend per tu ngjitur nje shkalle me lart dje po perpiqej te kthehej nga nje njeri inferior qe rrinte kembekryq dhe gjithe inferioritet ne krah te femijeve te Enver Hoxhes ne nje njeri qe e paskesh marr malli per ato kohe dhe donte te rishikonte fotografite origjinale.
Ne te vertete nje kopje te fotografive origjinale e ka ne shtepine e vet se bashku me nje liber per infarktin miokardit ne te cilin po ashtu ka nje dedikim per Sokolin dhe Liljanen.
Problemi i tij nuk eshte se behet publike qe ishte nje servil i femijeve te Enver Hoxhes. Problemi i tij eshte se ai ka importuar ne nje sistem demokratik rregullat e sjelljes me femijet e diktatoreve ne pushtet nga koha e komunizmit. Njeriu qe nuk i afrohej dot Enver Hoxhes ose sic thote Nexhmija dhe nje here qe ju afrua dhe i dha doren nuk e lau nje jave qe mos ta prekte askush u perpoq me aq sa mundi me cdo poshterim te personalitetit te tij te behej mik i femijeve te diktatorit. Kesaj duket se ja ka arritur.
Ne qe i njohim tashme ne liri femijet e Enver Hoxhes e kuptojme sa pak rendesi reale ka pasur te njihje ata realisht por per tipin e Sali Berishes ishte gjithcka. Keto fotografi qe sot po botohen ne media kane qarkulluar nga Sali Berisha dere me dere zyre me zyre zyrtar me zyrtar per tu zvarritur drejt pushtetit.
Ishte miku i femijeve te Diktatorit dhe kjo ishte nje lloj leje per tu ngjitur qofte dhe duke u zvarritur. Kjo eshte kaq e vertete dhe e trashegueshme ne familjen e tij sot saqe pushteti real i tij sot kalon permes femijeve. Ate qe ai ka bere gjithe jeten duke u zvarritur ti merrte Liljanes nje buzeqeshje dhe Sokolit nje shetitje me varke femijet e tij sot e kane kthyer ne art te ushtrimit te pushtetit natyrisht me cmim tjeter.
Instinkti i karrieres permes femijeve eshte sot kriter themelor ne Partine Demokratike dhe pushtetin e Sali Berishes natyrisht jo duke i buzeqeshur Argites apo duke bere xhiro me jaht me Shkelzenin por duke i paguar ata.
Ne kete linje po ecen sot jo vetem karriera brenda Partise Demokratike por dhe gjeja me elementare qe do te perfitoje dikush qofte ky dhe nga fisi i Sali Berishes. Edhe burri i tezes se Shkelzenit apo ndryshe kunati i Lirise dhe baxhanaku i Berishes nese i besojme sinqeritetit te dyshimte te Liri Berishes eshte punesuar ne Gerdec pa leje te Berishes por me miratim te djalit.
Te gjithe e kujtojme intervisten e saj kur mori vesh qe kunati ishte vrare. E zeza si nuk ia thame Saliut. Pra linja e avancimit ne pushtet permes femijeve duket se nuk eshte me nje kujtim historik qe e trazon Sali Berishen per shkak te zvarritjes pas djemve te Enver Hoxhes por dhe nje praktike reale pushteti qe po e aplikon si shume gjera te Enver Hoxhes me femijet e tij te cilet jane kthyer ne menyren e vetme per te bere karriere ne PD dhe biznes ne kete vend.
Problemi i tij i dyte psikologjik qe na con ne nje spirale te frikshme te subkoshineces se tij eshte arkivoli i Edi Rames dhe fjalimi nekrologjik me i miri i gjithe koherave ne vdekjen e tij.
Rrefimi i tij i trukuar para Kuvendit per kete ceshtje deshmon qarte se cfare enderron ky njeri kur pushon dhe ulet te clodhet ne kolltukun e shtepise pas punes. As me shume dhe as me pak se sa nje vdekje te kundershtarit dhe nje ceremoni varrimi ku ky te mbaje edhe fjalimin.
Sdi pse me kujtoi kjo skene diten e vrasjes se Azem Hajdarit dhe nje njeriu te afert te Liri Berishes qe i beri i fundit telefonaten per ta nxjerre nga zyra e tij perpara PD-se ku nje bande njerezish te egersuar me Sali Berishen prisnin daljen e tij dhe jo te Azemit. Ky njeri pa levizur nga vendi ne kolltuk sapo degjoi krismat tha E vrane Azemin. E dinte Dhe pastaj mbajti nje fjalim vertet te magjishem te permotshem hakmarres dhe triumfues njekohesisht. Ja kishte arritur dites.
E kishte te vdekur ate qe e rrezikonte dhe qe priti plumbat ne vend te tij. Kjo me sa duket eshte dhe endrra e tij per Edi Ramen apo per cdo kundershtar te tij. Ideja se mund tu ofroje nje vend per te vdekur dhe nje ceremoni ku te levdoje ikjen e tyre nga kjo bote.
Nuk di cili mjek psikiater ne Perendim do ta linte te lire kete vrases potencialisht te rrezikshem por di te them se ky njeri eshte ne zyren e kryeministrit te vendit tim dhe eshte akoma i lire.
Se treti nuk dua te humbas kohe me banalitetin e refuzimit te Komisionit Hetimor per zgjedhjet.
Kjo ishte e vetmja gje e pritshme prej tij dhe jashte kompetencave te mjekeve psikiater ishte dicka e parashikueshme. E reja e refuzimit dje ne Kuvend kishte te bente vetem me faktin se pasojat e deshtimit te kompromisit ishin marre paradhenie me refuzimin e statusit te Shqiperise si vend kandidat per Bashkimin Evropian.
Tani kur e shikon ke kemi ne krye te vendit dhe cfare perpjekjesh po ben Evropa te pastroje lideret problematik nga Ballkani Perendimor eshte me mire qe na ka lene jashte Evropes duke qene vete ne krye te vendit pasi eshte abuzim i madh me vlerat perendimore te tentosh te trokasesh ne nje shtepi normale me nje njeri anormal ne krye.
Se paku keshtu jemi viktima te tij kurse me kete ne krye brenda Evropes do ishim viktima te Evropes pasi do keqkuptoheshim si komb i cmendur. Le te shpetojme nje here prej tij se na i hap vete dyert Evropa.