Krim pasionant, shqiptari nga Maqedonia plagos të dashurën në hotel, vret veten

TIRANË- Një histori dashurie është shndërruar në një tragjedi ditën e sotme ku kanë mbetur një i vrarë dhe një i plagosur në një hotel në Tiranë. Fillimisht policia u sinjalizua për të shtëna me armë në një hotel pranë vilave gjermane në Tiranë. Gazetari i "News 24", Spartak Koka në vendngjarje mësoi se i vdekur kishte mbetur shtetasi nga Maqedonia, 52-vjeçari Agim Emini, ndërsa ishte plagosur e dashura e tij, A.S., 21 vjeç nga Çorovoda.
Sipas dëshmisë se një prej punonjësve të hotelit, autori Agim Emini nga Maqedonia ka qenë duke pirë fillimisht kafe në lulishten e hotelit, bashkë me të plagosurën me iniciale A.S. Më pas çifti ka prenotuar një dhomë dhe pas rreth 1 ore janë ngjitur drejt saj. Por nuk kanë kaluar as 15 minuta, kur sipas punonjëses, 21-vjeçarja ka dalë duke bërtitur nga dera dhe pas saj 52-vjeçari me një armë në dorë, me të cilën qëlloi vajzën duke e plagosur.
Mandej autori ka kërcënuar punonjësen se do ta vriste, por ka qëlluar veten duke mbetur i vdekur në vend. Menjëherë të pranishmit kanë njoftuar policinë dhe autoambulancën, e cila mbërriti me vonesë, duke bërë që 21-vjeçarja e plagosur të dërgohet me taksi drejt Spitalit Ushtarak.
Burime nga ky spital bëjnë të ditur se vajza ka një plagë shumë pranë zemrës, por pas operacionit i cili zgjati më tepër se 2 orë e gjysmë, është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq burime nga policia bëjnë të ditur se 21-vjeçarja dhe autori Agim Emini nga Maqedonia kishin patur më herët një lidhje dhe se të dy bashkë kanë kaluar disa herë kufirin drejt Maqedonisë, ku 21-vjeçarja madje ka qëndruar 3 muaj në Maqedoni gjatë mesit të këtij viti.
Ende nuk dihet qartësisht se çfarë ka ndodhur mes çiftit, historia e të cilëve përfundoi me vetëvrasjen e 52-vjeçarit dhe plagosjen e të resë prej tij.
Paraprakisht dyshohet se ata mund të jenë konfliktuar fillimisht me fjalë në dhomën e hotelit, teksa ende vijojnë hetimet.
Sipas dëshmisë së dhënë në polici, pronari i hotelit ka rrëfyer se 52-vjeçari qëndronte prej 5 ditësh në hotelin e tij, ndërsa pak minuta para ngjarjes ka kërkuar që të ndryshojë dhomën e hotelit.
Sektori i Krimeve të Rënda në polici e ka shtrire hetimin dhe në vendin fqinj, Maqedoni, për të zbuluar më shumë rreth viktimës, baba i dy fëmijëve dhe pronar i një biznesi privat.
Ndërkaq mësohet se familja e vajzës jeton në Skrapar në kushte të vështira ekonomike.
(d.b/er.nu/BalkanWeb)