Thesari levron fondet, nuk pengohet nga vonesa e buxhetit 2013
Drejtoria e Thesarit, prane Ministrise se Financave, duket se nuk eshte penguar aspak kete fillimviti per te kryer me fondet buxhetore pagesa te rendesishme, si pagat, pensionet, sigurime shoqerore apo ndihmat ekonomike ne rang vendi. Pikerisht, fale zbatimit te udhezimit te posacem te nenshkruar nga vete ministri i Financave Ridvan Bode, ne daten 3 janar te ketij viti, permes te cilit sigurohet nje proces sa me normal i zbatimit te buxhetit vjetor. Kjo, edhe pse ligji “Per Buxhetin e Shtetit 2013” nuk ka hyre ende ne fuqi. Nje fakt te tille e konfirmojne te dhenat me te fundit prane Drejtorise se Thesarit, te cilat paraqesin pagesa te kryera prej saj qe ne datat 3 dhe 4 janar 2013, respektivisht ndarje pagash ne bashkine Librazhd se bashku me shperblimet e fundvitit, apo fonde te posacme te akorduara per ministrine e Shendetesise, ministrine e Arsimit dhe Shkences, drejtorine e Metrologjise ne Tirane, Institutin e Sigurimeve Shoqerore etj. Nderkaq, sic sqarojne per “KJ”, ekspertet e ministrise se Financave, ministri me ane te udhezimit te lartpermendur i eshte referuar ne kete menyre ligjit ekzistues te vitit 2008 mbi “Menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise”, per t’u hapur rrugen perdorimit te fondeve buxhetore. Duke mundesuar qe edhe pse ligji per buxhetin nuk ka mundur te hyje ne fuqi ne daten 1 janar, me ane te udhezimit te lartpermendur, te rregullohet procesi buxhetor deri ne hyrjen ne fuqi te ketij ligji. “Ka qene pikerisht krijimi i nje handikapi te tille, pra miratimit te Buxhetit 2013 ne ditet e fundit te muajit dhjetor te vitit te kaluar dhe hyrja ne Fletoren Zyrtare, duke pritur qe ai te vihet ne zbatim disa dite me vone, qe u krijua detyrimi per nxjerrjen e nje udhezimi te tille te posacem”, sqarojne burimet prane ministrise se Financave per “KJ”. Por cfare percakton konkretisht ligji i vitit 2008 per nje situate te tille? Ja cfare thote saktesisht neni 34 i tij: “Ne rast se Kuvendi e miraton ligjin e buxhetit vjetor brenda vitit buxhetor, por ligji nuk mund te hyje ne fuqi ne daten 1 janar, ose koha e mbetur per perfundimin e procedurave te fillimit te zbatimit te buxhetit nuk eshte e mjaftueshme, Ministri i Financave nxjerr nje udhezim te posacem, qe rregullon procesin buxhetor deri ne hyrjen ne fuqi te ligjit te buxhetit vjetor dhe te perfundimit te procedurave te zbatimit te tij”. Duke shtuar edhe se “ky udhezim i posacem siguron vazhdimin e ofrimit te mallrave dhe sherbimeve”. Cka presupozon ne praktike, vazhdimesine normale te sistemit te pagesave me fondet buxhetore edhe pse keto te fundit nuk jane ligjeruar ne fillimviti, por gjenden ne pritje te kesaj. Kujtojme nderkaq, se dekretimi nga Presidenti i Republikes i ligjit per Buxhetin e Shtetit 2013, u krye me 27 Dhjetor te vitit te kaluar dhe se nje dite me pas, ai u botua ne Fletoren Zyrtare. E sipas rrjedhes normale qe ndjek procesi ne fjale, i bie qe ky ligj te behet i zbatueshem pas dates 10 Janar te ketij viti te ri. Ka qene pikerisht kjo situate, e cila ka bere qe ministri i Financave te publikoje udhezimin e lartpermendur, duke siguruar keshtu nje proces sa me normal te zbatimit te buxhetit vjetor.