Krimbi i Pishës rrezikon pyjet e Pukës, Specialistët në alarm
Pyjet e Pukes të prekur nga epidemia e krimbit të pishave po shfaqin një rrezik serioz për zonën. Drejtuesit e Sherbimit Pyjor kanë lëshuar alarmin për ndihme, në mënyrë që të ndërpritet shkatërrimi që po u kanoset pyjeve
PUKE-Pyjet e rrethit teë Pukës janë në rrezik serioz. Alarmin e kane dhene vete drejtuesit e Sherbimit Pyjor ne kete rreth. “Proçesionarja”, apo sic quhet ndryshe krimbi i pishës ka zaptuar te gjithe siperfaqen e gjelber ne rrethin malor, ndërsa po i kanoset një rrezik i madh pasurise më të madhe të këtij rrethi. Të ndodhur përball një fenomeni të tillë i cili nuk ka qenë kaq masiv asnje vit më parë, Drejtuesit e Sherbimit Pyjor kanë lëshuar alarmin për ndihme, në mënyrë që të ndërpritet shkatërrimi që po u kanoset pyjeve. Sipas specialistëve në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor në rrethin e Pukës, situata duhet vlerësuar si mjaft serioze, pasi krimbi i pishës eshtë një demtues i madh, i cili mund të qoj edhe drejt nje katastrove per siperfaqet e mëdha pyjore te rrethit veriore. Proçesionarja ndikon shume në zhvillimin pyjorë, pasi sipas specialisteve ajo illimisht nderpret zhvillimin e pishës, ndërsa gjatë natës kur krimbat dalin për tu ushqyer, shkaterrojne pjesen e gjelbert të trungut çka sjell edhe tharrjen e plotë të qindra trungjeve pyjor që ndodhen në rrethin e Pukës. Rreziku ekgziston per rreth 70 hektare me pyje pishe të këtij rrethi.
nderkohe specialiste poi tremben edhe nderhyrjes nga ajri pasi helmi qe mund te hedhin mund te sjelle demtime per banoret dhe gjallesat.
(d.b/News24/BalkanWeb)