E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e komunizmit në trastën e qeverisë

Elsa Demo

Kur vjen 20 shkurti një histori për djallin e kuq tregohet. Qeveria shqiptare i kushton  rëndësi krimeve të komunizmit prej vitit 1996 kur në Muzeun Historik Kombëtar hapet Pavijoni i Genocidit Komunist. Hiqet pavijoni i ndërtimit socialist apo shtetit të ri shqiptar, rishikohet periudha e Luftës Çlirimtare, korrigjohen datimet kronologjike, reduktohen citatet e propagandës dhe shtjellimet politike, lëvizje që kryhen me vendim qeverie në vitin 1992. Objektet e kësaj periudhe me heronj të heshtur, arkivohen në fondin e Muzeut dhe një pjesë e sipërfaqes së lirë plotësohet me ekspozitën mbi krimet e komunizmit. Nuk ngre ndonjë peshë ky pavijon për nga pasuria e objekteve. MHK ka në gjendje ekspozimi afro 4750 objekte, ndërsa Pavijoni i Genocidit vetëm 136 objekte. Është një e metë sot e kësaj dite e muzeologjisë sonë që në vend të objektit autentik përdor ose imtimin e tij, ose e zëvendëson me tekste e citate propagandë. Ky pavijon ekziston deri në vitin 2008.

Qeveria me kryeministër Sali Berishën në janar 2009 i kërkon ministrit të Kulturës përgatitjen brenda një muaj përsëri të një pavijoni për krimet e komunizmit. Tani, ndryshe nga viti i largët 96, duhej përmbushur një kërkesë përballë Këshillit të Evropës. Historia po ajo ishte, mënyra e tregimit duhej të ndërronte. Më 20 shkurt 2009 hapet në MHK ekspozita Nderim viktimave të sistemit komunist. Ajo datë, përfaqëson sot, sërish me vendim të qeverisë (së djathtë), ditën e antikomunizmit. Më 20 shkurt 1991 në Sheshin Skënderbe në Tiranë ishte rrëzuar shtatorja e Enver Hoxhës, dhe bashkë me të kishte rënë edhe regjimi i tij, i instaluar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Nderim viktimave të sistemit komunist futi për herë të parë në përdorim materialin filmik dhe audio, duke ndryshuar diçka në formën rrëfimtare të muzeologjisë sonë problematike. Duhej lënë mbresë. Dhuna duhej thirrur me emrin e vet. Jepej kështu në mënyrë kronologjike instalimi me dhunë i sistemit, ato pak rezistenca të fillimit, kryengritja antikomuniste e Postribës, burgjet, kampet e punës në Spaç, Burrel, Tiranë. Foto të atyre mijërave që kalonin hetuesinë, dënoheshin në gjyqe popullore, në gjyqe ushtarake, e që i përkitnin inteligjencës, klerit mysliman, bektashi, katolik e ortodoks, apo thjesht familjes dhe shtëpisë së secilit, filmime nga dënimet kapitale, delirin e kongreseve, turmat të përfshira në shkatërrimin e objekteve të kultit dhe në gjyqet e hapura. Fotot e të vrarëve në përpjekje për të kaluar kufirin në vitin 1990-1991, përbri dokumenti i firmosur nga presidenti Ramiz Alia, sipas të cilit kalimi i kufirit dënohej me punë të detyruar ose me pak vjet heqje lirie, mbyllnin rrëfimin e krimeve të komunizmit.

Ekspozita mendohej të ishte pika e nisjes për një muze të anti-komunizmit brenda muzeut të madh historik. Asnjëherë termi nuk ka gjetur rehat. Sepse askush nuk po merrej me këtë histori nisur nga objektiviteti shkencor, po prej militantizmit politik. Grupet e punës vazhdimisht kanë ndërruar dhe gjithnjë u kanë munguar muzeologët profesionistë. Për shembull, personi që ka luajtur rolin e arkitektit të pavijonit që u hap dje, është studiues i banesave qytetare pranë IMK.

Me sendet që u mblodhën nga ekspozita e 2009-ës u rihap dje Pavijoni i terrorit komunist, me sfond të njëjtin himn muzikor, Kështu foli Zarathustra i Rikard Shtrausit. Me të njëjtat fjalë të të njëjtit kryeministër që e kurorëzon 20 shkurtin si datën e fitores jo mbi statujat e bronzit, por mbi statujat e gjalla. Sepse Pavijoni i Terrorit Komunist është premtim i qeverisë për të burgosurit politikë, thotë drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Luan Malltezi si të ishte një i zgjedhur që ka pambushur premtimet e elektoratit e jo si shkencëtari në pozitën e historianit. Ai e quan këmbëngulje të qeverisë shqiptare prej vitit 1996 për të paraqitur politikën ndaj të persekutuarve politikë. Është punuar në ekip, mbi bazën e materialeve që vijnë edhe një herë nga arkivat e shtetit, që vijnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Si përfundim Malltezi beson që ky pavijon ka marrë një pamje mjaft të mirë. E megjithatë, sikur të ishte i ftuar në ndonjë studio televizive, ai diskutimin e kësaj pune e lë në ajër. Dihet që ka pasur një numër shumë të madh të të dënuarve politikë. Këtu kemi paraqitur disa figura, por në ekranet që kemi në sallë, ne mendojmë të shkruajmë për secilin të persekutuar, e me këtë rast i bëjmë thirrje të afërmve të të persekutuarve politikë dhe atyre vetë, të sjellin të dhëna për secilin prej tyre. Pra do të jetë gjithmonë e më i plotë.

Si mundet të inaugurohet një pavijon mjaft i mirë e të vazhdosh të fusësh objekte e dëshmi nga dera, me vullnetin dhe përligjjen e një të drejte të të persekutuarit politik?

E aty për aty, shton Malltezi historian i Mesjetës: të persekutuarit politik duhet të kenë muzeun e tyre të veçantë, e përforcon kësisoj idenë se e gjitha kjo është një daulle e qeverisë e cila ishte dje në Muzeun Historik Kombëtar me pothuajse gjysmën e efektivit, pa harruar, eksponentë të rëndësishëm të partisë si kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli.

Nuk e bën më pak politik aktin, prania për dekor e përfaqësuesve të klerit. Historinë e tyre nën diktaturë ky pavijon e zverdh. Dervishë e monsinjorë dëgjuan argumentet e ministrit të Kulturës Aldo Bumçi se kur e arrin individi maturinë për dialog me institucionet e kujtesës. Gjatë këtyre viteve nuk i kemi ngritur institucionet e kujtesës kombëtare sepse të përndjekurit kanë qenë monumente të gjalla në shoqërinë tonë, nëpër rrugët e qyteteve dhe të fshatrave tona. Ata kanë qenë gjallë prandaj nevoja për të ngritur institucione të kujtesës nuk ka qenë kaq e madhe. Koha bën të sajën. Kjo shoqëri ka nevojë më shumë se çdo vend tjetër në Lindjen Komuniste të ngrejë tempuj të kujtesës kombëtare për të kujtuar si përndjekjen edhe rezistencën ndaj shtypjes. Në përmbushjen e planit njëvjeçar për ngritjen e të tjerë muzeve të terrorit komunist, ministri Bumçi përmend ecurinë e punimeve për muzeumin e torturës në Shkodër, përfundimin e projektit për kthimin në muze të kampit të Spaçit, dhe fillimin e punës për përcaktimin e një zone internimi, për të ngritur një muze për qindra mijëra shqiptarë që kaluan jetën në kampet e internimit. Bumçi premtoi se ministria e tij do të vazhdojë të mbështesë monografi dhe botime të cilat dokumentojnë këtë periudhë të dhimbshme të së kaluarës sonë.

Ministri tha këto dhe u kthye në vend. Kryetarja Topalli i rrahu lehtë shpatullat në shenjë përgëzimi dhe i tërhoqi vëmendjen truprojave të vënë (pash zotin) qetësi në sallë ku interesi ka rënë fare.

Dhe kryeministri Sali Berisha e merr fjalën ku e ka lënë, më 20 shkurt 2009. Pra: Nderojmë një datë që ndan dhjetëvjeçarët e poshtërimit më të panjohur në tërë historinë kombëtare që shqiptarët përjetuan gjatë diktaturës komuniste, një datë në të cilën ata vendosën me një kurajo, me një guxim me një vendosmëri të pabesueshme të përmbysin jo bronzin metalik, por bronzet e gjalla të cilat vite pasi kishte vdekur diktatori, vazhdonin me vendosmëri, me krenari kriminale, rrugën e tij. Tablo mbi paralelet Enver-Hitler që evokojnë në sallë thirrjet e mitingjeve të hershme në Sheshin Skënderbe, hyjnë te përshkrimet e kryeministrit. Ai nuk e kishte parë akoma ekspozitën ndërsa fliste çpërmbante ajo. Ishte kaq i sigurt që aty do të gjente veten më se një herë, që shëmbëlltyra e tij si njeri që beson te Zoti, te liria dhe familja e qytetëruar evropiane, shkrihej te gjithë ata të sakrifikuar që kishin besuar në Zot, në liri dhe në Evropë. Në stendat e kësaj ekspozite ne do njihemi këtu sot me qëndresën s

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›