E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur dhe pse gënjen Presidenca?

Adrian Thano /Kryeredaktor i Shekullit

Tregojnë për një akrep që kishte mbetur mbi një gur në mes të lumit ndërkohë që niveli i ujit po rritej. Kishte arritur aty në të thatë, por kur uji erdhi, akrepi që nuk mundej të notonte, rrezikonte të mbytej. Në grahmat e fundit, sheh pranë tij një bretkosë që po nxitonte të arrinte bregun. I lutet akrepi, bretkosës: Më ndihmo të lutem për të kaluar matanë. I thotë bretkosa: Je në vete? Ti je akrep dhe do më kafshosh. Përgjërohet akrepi: Të premtoj, të premtoj, që nuk do të kafshoj, vetëm më shpëto, se uji po më mbulon. Bretkosa bindet dhe akrepi i ngjitet në kurriz. Noton e noton bretkosa me të gjitha forcat për të shpëtuar veten dhe akrepin. Por afër bregut Ah, afër bregut ndjen nga prapa një dhimbje të fortë. Kthen kokën dhe çtë shoh? Akrepi e kishte kafshuar në bythë. Mos, – klithi e gjora ndërsa helmi i mbushte gjakun, – tani do mbytemi të dy, pse e bëre këtë o akrep?  Dhe përgjigja e akrepit: Nuk kam çtë bëj e dashur.. Është në natyrën time

Pritshmëria e publikut që njerëzit e politikës në Shqipëri të mos thonë gënjeshtra, ka të njëjtën gjasë të përmbushet si pritshmëritë e bretkosës nga akrepi i fabulës më sipër.

4 ditë më parë, në Tiranë u kryen disa ceremoni të lidhura me përvjetorin e katërt të pavarësisë së Kosovës. Ra në sy mungesa e z.Topi dhe e z.Rama. I pari mungoi në gjithë zinxhirin e aktiviteteve dhe i dyti u shfaq vetëm në fund të tyre. Pasoi një deklaratë e Ambasadës së Kosovës, që foli për ftesa të gjera dhe rrethe të ngushta, e më pas, kur u mendua se u la pas edhe kjo histori e re përçarjeje, erdh papritur për publikun, një deklaratë e Presidencës. Dy ditë me radhë, ky institucion mohoi të kishte marrë ftesë. E mohoi ditën e parë kur ceremonitë u zhvilluan, e mohoi edhe ditën tjetër kur Ambasada e Kosovës na tha se ftesa Topit i ishte çuar. Por dje papritur Presidenca u prezantua me një version tjetër.

Meqë Shekulli ka raportuar gjatë këtyre tri ditëve mbi këtë ngjarje, ndjejmë detyrimin ndaj lexuesit tonë që të të botojmë sot mesazhet mes një redaktori të Shekullit dhe një këshilltareje të Presidentit. Rrethanat e reja na nxjerrin dashur padashur në këto dy përfundime:

1 Ose Presidenca ka gënjyer publikun DJE, duke thënë që nuk ka marrë ftesë nga Ambasada

2 Ose Presidenca gënjen publikun SOT, duke thënë se e ka marrë ftesën e Ambasadës

Popërjashtojmë versionin që gënjen këshilltarja sepse këshilltarja nuk flet me kokë të vet, ose nëse e bën këtë, atëherë Presidenti e paska edhe stafin e ngushtë jashtë kontrollit.Pokëshilltarja nuk gënjen edhe për një arsye tjetër: Në përgjigje të mesazhit të djeshëm se përse kanë ndërruar versionin e dy ditëve më parë, ajo nuk u përgjigj ju kam gënjyer unë o shokë, por tha se zgjatjet dhe stërhollimet nuk i shërbejnë askujt.

Zgjatjet dhe stërhollimet i shërbejnë së vërtetës. Mbase në Shqipëri ka një zjarrmi të madhe që të mos vijojë ky apo ai skandal, sepse dihet që vijueshmëria është gogoli i mendjeve të ngushta, por ja që ndonjëherë duhet të durojmë dhimbjet e zgjatjes që të mundemi të mbrojmë veten nga gënjeshtrat.

Atëherë cila është e vërteta? Rrethanat diktojnë që përgjigja e pyetjes A ka gënjyer Presidenca është e qartë. Dy pyetjet pa përgjigje mbeten: Kur ka gënjyer Presidenca, para apo pas reagimit të Ambasadës së Kosovës?.. E dyta dhe më e rëndësishmja, PSE na gënjen Presidenca?. Këto pyetje, presin një përgjigje.

Përgjigja duhet të marrë parasysh që ky shkrim nuk do bëhej nëse nuk do kishim ende respekt për Presidentin. Ky shkrim nuk do bëhej nëse në pikëpyetje do ishte ndonjë version-kundërversion i PD-së apo qeverisë. Të presësh prej tyre të mos gënjejnë, apo të presësh prej tyre të mos atakojnë Shekullin dhe kritikët e tjerë, është si të presësh të bëj bajga një kalë prej druri.

Dhe me sa duket, të njëjtat pritshmëri duhet të kemi mbi sensin e përgjegjshmërisë publike dhe së vërtetës edhe për të dërguarit e qeverisë së Kosovës këtu. Përfaqësimi i diplomacisë së tyre në Tiranë kaloka me sa duket nga lagjja e PD-së.

Së fundmi, i urojmë Presidentit, shërim të shpejtë.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›