E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata në Mitrovicë, BE: Po shkelet marrëveshja, duhet bashkëpunim

Bashkimi Europian ka bërë sërish thirrje për qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe ka kërkuar që të tregohet vetëpërmbajteje si nga kosovarët dhe nga serbët.

Maja Koçijançiç, Zëdhënësja e shefes së diplomacisë Europiane Catherine Ashton, ka deklaruar se tensionet në Mitrovicë shkelin rëndë marrëveshjen dhe njëkohësisht ka dënuar vrasjen e shqiptarit në veri të Kosovës.

Kemi thënë dhe do vazhdojmë të kërkojmë nga të dy palët të tregojnë përmbajtje, të tregojnë përgjegjshmëri dhe të vazhdojnë të punojnë me komunitetin ndërkombëtar. Mendojmë se tensionet e fundit nuk janë në frymën e dialogut dhe në frymën e Bashkimit Europian. Angazhimi që të dy palët kanë zgjedhur për dialog, do të thotë gjithashtu që ata janë të gatshëm që të gjejnë zgjidhje për dallimet që ekzistojnë në terren në interes dhe në të mirë të popullit,- tha ajo.

Më tej ajo u shpreh se monitorimi i BE- së do të vazhdojë, deri në momentin që të fillojë të zbatohet marrëveshja Prishtinë- Beograd.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›