Krimet e luftes aktakuze zyrtareve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuza të rënda të
lidhura me kohën e luftës ndaj të paktën 7 personave, mes të cilëve
zyrtarë dhe diplomatë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave aktakuza ka prekur ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, deputetin e PDK-së Sami Lushtaku, kryetarin e komunës Skënderaj, ish-truprojën e kryeministrit Hashim Thaçi, Sabit Geci, Sahit Jashain, Ismet Haxhën, etj. Sipas burimeve të Indeksonline, ata akuzohen për torturim, dhunim dhe keqtrajtim të popullatës civile gjatë kohës së luftës. Top Channel kontaktoi me zëdhënësin e misionit evropian, Blerim Krasniqi dhe është në pritje të një informacioni zyrtar nga EULEX. / Top Channel