E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Maxhoranca po cenon integritetin e KQZ-se

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaron se duhet konsensus për çështjen e tre vendeve vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

"Këto vende nuk janë thjesht vende punë. Çështja kryesore ka të bëjë me integritetin e KQZ-së që është cënuar në mënyrë të padrejtë nga mazhoranca aktuale dhe çështja nuk është që të çohen 3 vende por të vendoset konsensusi dhe besimi te KQZ-ja. Prandaj i takon mazhorancës të tregojë reflektim dhe përgjegjshmëri në këtë drejtim ndërkohë që opozita ka shprehur bindjen e plotë në administrimin e këtij procesi duke menduar në instrumenta shtesë”, tha Meta. Gjatë një Zgjedhjet 2013Berisha: Të hënën miratojmë tre ligjet Nishani: Monitorim transparent të fushatësTopi: KQZ të plotësohet sa më parë konference të shkurtër për mediat, kreu i LSI ashtu si edhe një ditë më parë kërkoi angazhimin e maxhorancës për të votuar tre ligjet e integrimit në Parlament. "Është koha që kryeministri aktual zoti Berisha të tregojë gadishmëri dhe qartësi pa ekuivok dhe në ditët që vijojnë të votojmë 3 ligjet.T`i japim mesazhin e përgjegjshmërisë qytetarëve tanë duke demonstruar pjekurinë e duhur politike dhe frymën e bashkëpunimit që kanë nevojë reformat e integrimit europian por edhe të modernizimit të shtetit tonë", tha Meta. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›