E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e rënda dënojnë me 12 vite burg komandon

Vrau të dashurin e të ëmës, komandoja kërkon mëshirë në gjyq

ALDO MORINA NE GJYQMe lot në sy dhe në kushte të rënda psikologjike ish komandoja Aldo Morina i cili më 1 Janar të këtij viti vrau në afërsi të qendrës spitalore universitare Nënë Tereza të dashurin e nënës së tij ka dëgjuar vendimin e gjykatës e cila i ka dhënë atij në total 12 vite burg. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Morinën ditën e djeshme me 12 vite por me gjykim të shkurtuar atij i takojnë vetëm 8 vite burg. Ish-komandoja Aldo Morina, u akuzua për vrasjen e shtetasit Mehmet Beqiri në janar të këtij viti.
Dosja e prokurorisë
Sipas prokurorisë, motivi i vrasjes së shtetasit Mehmet Beqiri i cili punonte si taksist me një automjet privat dhe prej disa vitesh ishte lidhja intime që ky i fundit kishte me nënën e komandos Morina. Aldo Morina, prej vitesh ishte punësuar dhe kryente funksionin si komando në Repartin e Forcave Speciale të Ushtrisë, Zall Herr, në kryeqytet dhe për shkak të detyrës mbante gjithmonë me vete një pistoletë të tipit Beretë. Taksia e shtetasit Mehmet Beqiri, me të cilën ai ju shërbente klientëve të ndryshëm si shofer taksie ishte me targë TR 84xx A. Sipas të dhënave të prokurorisë nëna e komandos dhe shtetasi Mehmet Beqiri kishin që prej vitit 2007 që shoqëroheshin së bashku edhe pse taksisti kishte gruan e tij dhe fëmijët e rritur. Në momentin që Morina e ka marrë vesh lidhjen e taksistit me të ëmën i ka kërkuar atij disa herë që të ndahej nga ajo me qëllim që të mos krijoheshin probleme të mëtejshme familjare por 50 vjeçari nuk e ka dëgjuar.
Vrasja
Aldo Morina E Ka kryer këtë vrasje në orën 14.00 të datës 1 janar 2013, ndërsa e ka ndjekur me makinën e tij të ëmën, e cila punonte në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza si infermiere. Sipas prokurorisë, sapo ka dalë nga ambientet e Spitalit Pediatrik, Morina ka parë Mehmet Beqirin që ndodhej shumë pranë godinës së spitalit. Ai ka dyshuar se e ëma do të takohej sërish me të. Pak minuta më pas, M.Morina ka dalë nga godina e Spitalit dhe është futur në të njëjtën rrugicë ku ishte futur dhe Mehmet Beqiri. Komandoja e ka ndjekur të ëmën dhe sapo ajo është ngjitur në makinën e Mehmet Beqirit, ai u ka vajtur pranë dhe ka nisur të debatojë me fjalë me taksistin. Gjatë debatit, shtetasi Aldo Morina ka nxjerrë nga brezi armën luftarake dhe me anë të saj ka qëlluar disa herë mbi shtetasin Mehmet Beqiri, i cili ishte i ulur në vendin e drejtuesit të automjetit. Pas kësaj, shtetasi Aldo Morina ka nxjerrë nga vendi i pasmë i pasagjerit shtetasen M.Morina dhe të dy janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nëna e komandos: U lidha me taksistin se më kërcënonte

Gjatë dëshmisë së saj nëna e Aldo Morinës ka pohuar në polici se taksisti e kërcënonte shpesh herë se do ta vriste atë dhe djalin e saj nëse ajo do të ndahej me të. Unë të vras ty, dhe familjen tënde po u ndave nga unë. Të shuaj familjen ka dëshmuar Mbaresa Morina përpara oficerëve të policisë. Sipas saj taksisti e ndiqte ngado dhe e kërcënonte thuajse çdo ditë. Sipas saj ajo është njohur me shtetasin Mehmet Beqiri para 78 viteve pasi jetonim në një lagje. Ndër të tjera ajo ka sqaruar se në fillim të 2007-ës gruaja ka vendosur ti japë fund kësaj marrëdhënieje. Një ditë, aty nga mesi i vitit 2007, bashkëshorti im e mori vesh këtë ngacmim të Mehmetit dhe më rrahu mua dhe i tregoi dy çunave për këtë ngacmim Ka cituar Mbaresa Morina, dhe sipas saj Aldo dhe djali tjetër dolën dhe e rrahën Mehmetin pasi vinte pranë pallatit dhe priste të dilja unë që të më ngacmonte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›