E Diel, 1 Nëntor 2026

I hoqi gabimisht veshkën shqiptarit, dënohet kirurgu italian

I hoqi gabimisht veshkën
shqiptarit, dënohet kirurgu italian

loano_donna_caduta_dal_balcone-h130528144709--u1902155380457yjb-290x219-lfik--390x180--390x180_265x122Itali/Kirurgu Andrea Piçardo është dënuar nga gjykata italiane për akuzën e “lëndimeve shumë të rënda fizike ndaj një shqiptari 45-vjeçar, të cilit i ka hequr gabimisht veshkën. Në tetor të 2011, Piçardo ishte edhe shefi i repartit të kirurgjisë të spitalit Cairo Montenotte të Savonës, kur shqiptari B, Meta 45 vjeç iu nënshtrua një operacioni, dhe iu hoq gabimisht veshka e vetme e shëndoshë. 45-vjeçari kishte ardhur pranë familjarëve të tij, që prej vitesh jetojnë në Savona, pikërisht për tu kuruar nga cistet në shpretkë. Duket se gjatë operacionit, mjekët kishin parë të arsyeshme, që përveç shpretkës ti hiqnin edhe një pjesë të pankreasit dhe veshkën e majtë, duke e lënë vetëm me veshkën e djathtë, prej vitesh e atrofizuar. Meta u detyrua kështu të mbijetojë me dializë për nëntë muaj derisa iu transplantua një veshkë, informon faqja online “Shqiptari i Italisë”.

Falsifikonin dëftesa dhe
karta identitetit, arrestohen dy persona

Një bazë e falsifikimit të dokumenteve false është shkatërruar ditën e djeshme nga Policia e Tiranës, ndërsa për falsifikatorin kryesor të kartave të identitetit, dëftesave, dhe lejeve doganore 62 vjeçarin Ylber Huqi gjykata ka vendosur burg pa afat. Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së kryeqytetit ditën e djeshme është sekuestruar baza e falsifikimeve ndërsa ka rënë në pranga edhe personi i dytë i përfshirë në këtë rrjet. Gjatë ditës së djeshme Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorisë e Policisë së Qarkut Tiranë, finalizuan procedimin e nisur rreth 4 muaj më parë duke arrestuar shtetasin Ylber Xhaferr Huqi dhe shpallur një tjetër në kërkim policor si bashkëpunëtor i dyshuar. Ky operacion u finalizua me sekuestrimin e një baze falsifikimi të dokumenteve zyrtare. Operacioni u realizua në afërsi të zonës së Xhamllikut në Tiranë, rreth orës 14.00, ku u bë dhe ekzekutimi i masës së sigurisë arrest në burg dhënë nga Gjykata për Ylber Huqin, për konsumim të veprës penale të falsifikimit të dokumenteve vulave, e kryer më shumë se një herë. Policia sekuestroi vula të ndryshme Drejtorisë Rajonale së Transportit Rrugor, të Komunave Paskuqan, Kryevidh etj), ndërsa në cilësinë e provës materiale u gjetën dëftesave të shkollave të mesme të falsifikuara, vërtetime të Doganës së Durrësit, karta identiteti, si edhe një sasi e lejeve të qarkullimit ndërkombëtar të mjeteve.

Plagoset minatori, transportohet
me helikopter drejt Tiranës

Bulqizë/Duket se aksidentet në minierat e Bulqizës shtohen dita ditës ndërsa masat e firmave të kromit për minatorët që nxjerrin krom vazhdojnë të jenë të kushte skandaloze. Një tjetër minator ka mbetur i plagosur mesditën e djeshme, gjatë punës në minierën e ACR-së, në Bulqizë. Sipas burimeve të policisë lokale, minatori i plagosur është Sadik Shyti, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Bulqizës dhe pasditen e djeshme ai u transportua me helikopter në spitalin ushtarak në kryeqytet. Mësohet se ai fillimisht u shtruar në spitalin e Bulqizës, për të marrë mjekimin e parë por me kalimin e orëve gjendja e tij u përkeqësua për shkak se masa e dheut që e kishte mbuluar në minierë i kishte dëmtuar organet jetësore në organizëm. Mësohet se minatori do të ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale me mbërritjen në spitalin ushtarak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›