E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimet ne Kosove dhe nevoja e konceptimit shkencor te tyre

U botuan hulumtime dhe rezultate te rendesishme mbi krimet e bera ne Kosoven e dekades se fundit te shekullit XX. Ne 32 vellimet e botuara dallohet permasa e theksueshme pershkruese. Ne botimet e ketilla ka mosperputhje sasiore dhe trajtim jo te qendrueshem te sistemit te koncepteve dhe te termave te krimeve. Ka modalitete krimesh ende te pazbuluara. Republika e Kosoves duhet ta kete Institutin gjurmues te Krimeve.

Nga dr. Pajazit Nushi

Domosdoshmeria e saktesimit kuantitativ

Lufta ne Kosoven e dekades se fundit te shekullit te kaluar ka shkaktuar krime dhe shkaterrime permasash te medha me strukture te shumellojshme dhe me pasoja te shumta te karakterit afatshkurter dhe afatgjate. Shkaterrimet kane goditur rende te gjitha deget e ekonomise se perbashket te asaj te cdo komune familjeje dhe ekonomine individuale. Shtrirja e ketyre shkaterrimeve ka perfshire te gjithe territorin e Kosoves kuptohet  intensiteti  dhe ritmi i tyre ka qene i ndryshueshem kurse matja e sakte e pasojave konkrete te te gjitha formave te shkaterrimeve ende nuk eshte kryer saktesisht. Shkaterrimet me te medha jane kryer ne kapacitetet njerezore ku krimet e bera ndaj njerezise sidomos ne vitet 1998 e 1999 kane qene me te rendat. Keto kane perfshire te gjitha moshat e dy gjinive kane goditur popullsine e vendeve urbane e rurale duke qene te drejtuara dhe te perqendruara ndaj popullsise shqiptare ne rend te pare por nuk jane kursyer as pjesetaret e kombesive te tjera te Kosoves boshnjaket romet serbet turqit etj.. Rezultatet e deritashme te hulumtimeve sasiore te demtimit te kapaciteteve njerezore jane me numer te paprecizuar. Nuk jane te precizuara as shifrat e humbjeve njerezore sipas formave te krimeve madje as sipas moshes se tyre.

Struktura e krimeve ka qene nder me te ndryshmet ka pas krime klasike burgosje vrasje e dhunime si edhe krime formash te pershtatura qellimeve politike te perbashketa te njesive policore e ushtarake si edhe te njesiteve paramilitare serbe. Ne grupin e fundit te krimeve te organizuara dhe te kryera sipas objektivave te luftes se njesive dhe njesiteve luftarake dallohen ato te vrasjes dhe zhdukjes se gjurmeve te krimeve duke sajuar kategorine e te zhdukurve dhe krahas me kete kategori dallohet kategoria e debimit te popullsise shqiptare nga shtepite pronat e vendbanimet fshatrat  dhe nga qytetet.

Ka patur edhe krime formash te kombinuara burgosje 8211 dhunim  dhunim- vrasje dhunim 8211 vrasje dhe zhdukje shenjash te krimeve etj. Krimet e formave te permendura sa jane krime kunder njerezimit aq mund te thuhet se jane krime genocidale. Por rezultatet e trajtimit konceptual dhe emertimi preciz i sistemit te koncepteve te krimeve te bera  kane qene te pakta me shume jane karakterizuar krime kunder njerezimit por ka pas edhe percaktime te te njejta krime sipas te cilave keto jane definuar krime genocidale.

Me fjale te tjera edhe sot me shume se nje dekade pas perfundimit te luftes Kosova me organizatat dhe me institucionet profesionale e shkencore nuk eshte gjendje te saktesoje plotesisht as anen kuantitative dhe as ate kualitative te krimeve te bera. Hulumtimet e krimeve te luftes se dekades se fundit te shekullit njezet kane filluar menjehere pas perfundimit te luftes. Hulumtimet e ketilla kane patur karakter individual dhe institucional dhe jane kryer ne nivele komunash dhe ne nivel te Republikes se Kosoves u botuan monografi krimesh ne arsim ne shendetesine religjion etj.  Jane botuar trajtesa shkencore monografi tekste magjistraturash e doktoratura te vlefshme rezultatet e ketyre hulumtimeve rralle here jane te perputhshme madje ka edhe aso botimesh ku dallimet ne trajtimin numerik e klasifikues jane te nivelit te rendesishem statistikor. Dallimet e ketilla  sasiore dhe mospermbajtja e klasifikimit te tyre sipas parimeve klasifikuese te percaktuara saktesisht i bejne rezultatet e ketyre hulumtimeve jo te plota dhe te dyshimta. Sot ndiejme nevoje te saktesimit kuantitativ e percaktimit te sakte kualitativ te te gjitha llojeve te krimeve te kryera. Kjo do te ishte e verteta e qendrueshme mbi krimet e bera e synuar qe nga fillimi i gjurmimit te krimeve.

E verteta per krime te luftes dhe hulumtimi shkencor i saj

Pergjegjesia ndaj te vertetes per krime eshte bere entitet karakteristik  i zhvillimit te mendimit shkencor. Hulumtimet e krimeve te bera ne Bosnje  Hercegovine dhe ne Kroaci jane te shumta dhe  me kalim te kohes ato jane verifikuar dhe jane thelluar duke perzgjedhur e zbatuar me perpikeri metoda e procedura adekuate. Rezultatet e hulumtimeve te ketilla kane shpure ne thellimin e dijenive ne te drejten kriminologjike ne politikologjine e sociologjine e krimit ne antropologjine e psikologjine kriminalistike etj. shte e vertete se keto vende sidomos Kroacia i kane hyre hulumtimeve te krimeve me nje pervoje hulumtuese relativisht te stabilizuar dhe me organizim hulumtues te institucioneve shkencore. Rezultatet hulumtuese te krimeve ne keto vende dallohen ne botimin e dhjetera vellimeve te institucioneve te ketyre vendeve. Po ashtu edhe ne Kosove jane botuar vellime te tera gjurmimesh te krimeve te bera. Por permbajtja e vellimeve te botuara ne Kosove me ca perjashtime ka ngele kryesisht ne nivele pershkruese. Veshtruar nga kjo pikepamje dallimi i permbajtjes se ketyre vellimeve te botuara ne Kosove dhe i atyre botimeve per krime lufte ne Kroaci dhe ne Bosnje e Hercegovine eshte i qenesishem.  Mendimi analitik 8211 sintetik  dhe procesi i atij induktiv ne percaktimin e perfundimeve te sistemuara te tyre eshte i palekundshem dhe kuptohet i percjelle me shkalle te larte te perputhshmerise se rezultateve me risi te identifikuara dhe mbi kete baze botimet e tyre gezojne nivel te larte te reliabilitetit ne boten e kriminologjise  te informatikes hulumtuese dhe te teorise se politikes mbrojtese te vendit dhe te paqes pergjithesisht. Ky dallim ndermjet botimeve tona dhe botimeve shkencore te vendeve te permendura i atribuohet angazhimit te institucioneve shkencore per krime te ketyre vendeve. Botimet e para te ketyre institucioneve shkencore te vendeve te permendura madje jo vetem te tyre i kane kaluar qe moti shkallen deskriptive te krimeve te bera te zhveshura nga premisat emocionale duke u futur vazhdimisht ne eksplikacion ose ne shpjegim te gjithanshem te krimeve. Vlera e rezultateve te institucioneve per hulumtime krimesh eshte e lidhur drejtperdrejte me metodat e procedurat e mbledhjes dhe te perpunimit te te dhenave ne nivel eksplorues e pergjithesues te tipareve esenciale te motiveve te krimit te modeleve  inkriminuese te  shkalles se urdhereses komanduese dhe te zinxhirit te saj te mjeteve te menyres te vendit te kohes te subjekteve te inkriminuara dhe te raporteve ndermjet objektivave luftarake dhe te shkalles se agresivitetit te trupave te agresorit te pasojave afatgjate dhe afatshkurtra te krimeve te bera dhe percaktimin e shkalles se nderlidhjes se aksioneve luftarake te zhvilluara njekohesisht ose njera pas tjetres ne vende e regjione te ndryshme. Institutet e ketilla jane ne gjendje te anticipojne ardhmerine e familjeve te vendbanimeve te fshatrave dhe te qyteteve ku jane zhvilluar modalitetet dhe jane provuar mjetet shkaterrimtare te krimeve.  Kosova nuk ka institucion shkencor te krimeve. Megjithekete ne Kosove jane botuar 23 botime nivelesh te ndryshme te gjurmimit te krimeve kryesisht nga vendasit por ka edhe nga gjurmuesit nderkombetar. Shumica e ketyre botimeve ka karakter individual. Nderkaq disa botime rezultatesh te organizatave humanitare e sociale kane botuar rezultate te vlefshme te gjurmimeve te krimeve te bera. Por keto i kane kryer gjurmimet e tyre sipas objektivave te veprimtarise se tyre. Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut  gjurmimet e kryera dhe botimet e rezultateve te tyre jane kryer nga kendveshtrimi I te drejtave dhe lirive te njeriut. Arkivi i Kosoves permbajtjen e monografise se krimeve te luftes e ka bere nga kendveshtrimi i veprimtarise arkivore etj. Pavaresisht nga vlerat e pamohueshme te tyre si edhe nga karakteri funksional i rezultateve te botuara nomenklatura e rezultateve hulumtuese kombetare dhe  nderkombetare kerkon rezultate te institucioneve shkencore.

Nevoja e themelimit te Institutit hulumtues per Krime te Luftes ne Kosove

Krimet e luftes jane lloj i posacem i krimeve dhe keto perbejne objekt te posacem te hulumtimit shkencor. Vecorite kryesore te ketyre krimeve kane te bejne me karakterin relative masiv fshehjen e rrugeve te zbulimit dhe humbjen sa me te madhe te komponenteve te identitetit te tyre disa sosh kerkojne kohezgjatje te duhur ne zbulim te tyre qe mund te zgjate me vite dekada madje edhe me shekuj ne morgun e Prishtines gjenden eshtra njerezish qe supozohet se i perkasin pasojave te Luftes II Boterore te perfunduar para 65 vjetesh etj. Keto jane disa vecori qe tashme jane te njohura. Ne zbulimin e tyre punojne antropologet arkeologet mjeket specialist per mjekesi ligjore juristet etj. Veprimtaria ekipore e tyre e siguron lenden e sigurt te hulumtimeve te krimit dhe burimin e krimit. Hulumtuesit e ketille jane kuadro te specializuara dhe me pervoje te qendrueshme.

Ekzistojne disa grupe argumentesh per themelimin e nje institute per krime lufte ne Kosove. Nder keto argument dallohen argumentet juridike politike  historike sociologjike mjekesore  psikologjike etj. Veprimtaria institucionale hulumtuese eshte veprimtari e organizuar sistematike dhe e mbeshtetur ne metoda dhe procedura hulumtuese zbatimi i drejte i te cilave siguron objektivitetin validitetin dhe reliabilitetin e rezultateve hulumtuese. Rezultatet e nje veprimtarie te ketille kane vlere te pranueshme kombetare e  nderkombetare. Mbi themelin e rezultateve te ketilla zhvillohet mendimi politik juridik historik i nje populli kombi etj. Historia e zhvillimit te institucioneve per hulumtime te krimeve te luftes se disa vendeve te tjera verteton nevojen e themelimit te nje institute per hulumtim te krimeve te luftes ne Kosove. Institucionet e ngjashme ne Austri ne Izrael ne vendet nordike etj. kane argumentuar vleren e veprimtarise  dhe rendesine e rezultateve hulumtuese te tyre. Lufta e zhvilluar ne Kosove gjate viteve te decades se fundit te shekullit njezet sidomos operacionet luftarake te organizuara dhe te zhvilluara gjate vitit 1998 8211 1999 ka qene lufte e nderlikuar ne shume pikepamje. Rezultatet e gjertanishme te hulumtimit te pasojave te kesaj lufte tregojne per disa modalitete te njohura pak nga e kaluara luftarake. Dhunimet foshnjat e kidnapuara nga duart e nenave te tyre bartja disahershme e mbetjeve mortore prej nje vendi ne tjetrin dhunimi 8211 vrasja 8211 hedhja ne pus dhe dhenia zjarr posit etj. jane disa nga modalitetet e krimeve qe posa kane filluar te njihen nga ana e jone. Ndoshta ka edhe modalitete te tjera qe vetem hulumtimet suptile mund ti zbulojne. Mungesa e nje institute te ketille ka shkaktuar vonesa te medha te procesit te gjurmimit te krimeve mosperputhje te dhenash dyshime etj. Madje ka ngjare qe ne raportin e gjykimit te S. Milloshevicit te rishqyrtohet raporti deshmues i autoreve P. Ball Meghan Lynch e Amelia Hoover me titull Killings and Migration in Kosovo 8211 Vrasjet dhe migrimet ne Kosove. Me ne fund instituti i ketille mund te zgjeroje hulumtimet e tija duke marre per objekt hulumtimesh format bashkekohore te krimieve gjate zhvillimit te shoqerise se kosoves. Nuk ka mjedis social qe pavaresisht nga shkalla e zhvillimit shoqeror 8211 ekonomik e kulturor e atij mjedisi zhvishet nga format e ndryshme te kriminalitetit. Rezultat e analizes se dukurive dhe proceseve kriminogjene kane treguar  se vetit kriminale zhvillohen dhe karakterizojne si regjionet e gjera ashtu edhe ato te ngushta. Hulumtimi i dukurive proceseve subjekteve dhe objekteve te krimit duhet te behet pjese perberese e zhvillimit te gjithembarshem te Kosoves dhe me gjere dhe e angazhimit te saj ne rrjetin e gjere te institucioneve nderkombetare qe merren me ruajtjen dhe zhvillimin e paqes.

Autori eshte kryetar i KMDLNJ-se Prishtine

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›