E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta ndaj terrorizmit global

Pavaresisht sukseseve qe kane arritur ne luften kunder terrorizmit global as SHBA-te dhe as vendet e BE-se nuk kane ende nje strategji e cila do te mundesonte shkaterrimin e plote dhe perfundimtar te ketij rrjeti organizatash terroriste

Nga Fatos Tarifa

Ne shtator te ketij viti behen dhjete vjet nga sulmet terroriste te Al-Kaedes ne Nju-Jork dhe ne Uashington. Keto ngjarje me te cilat ne nje kuptim real te fjales nisi shekulli i 21-te tronditen jo vetem Shtetet e Bashkuara por mbare boten. Qysh nga ajo kohe Amerika e cila asnjehere nuk e ka pranuar rolin e viktimes ka nisur nje lufte te vendosur kunder nje rrjeti te gjere grupesh terroriste militantesh islamike te drejtuar nga Al Kaeda. Sic eshte shprehur ne maj te vitit 2010 John Brennan ndihmes i presidentit Barack Obama per ceshtjet e sigurimit te vendit dhe te kunderterrorizmit Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane ne lufte. Ne jemi ne lufte me Al Kaeden dhe me terroristet qe kane lidhje me te. Ky rrjet terroristesh perben nje armik sui generis per Shtetet e Bashkuara dhe per demokracite liberale te Perendimit per shkak se pjesemarresit ne te nuk i ngjajne nje shteti apo nje ushtrie te rregullt armiqesore ata nuk mbajne uniforme ushtarake dhe nuk i perkasin nje shteti te caktuar. Ky rrjet vepron ne shume vende dhe territore te globit shume here fshehurazi por ndonjehere edhe me mbeshtetjen apo pelqimin e qeverive te huaja. Qellimet e tij jane te kryeje akte terroriste ndaj interesave te Shteteve te Bashkuara perfshire edhe territorin e ketij vendi si edhe te avancoje agjenden e militanteve islamike ne rajone te ndryshme te globit. Per shkak te natyres sui generis te nje armiku te tille jo vetem ekspertet e studimeve mbi terrorizmit por edhe vete administrata amerikane nuk e kane pasur dhe nuk e kane te lehte te perdorin mjetet dhe menyrat me efikase te luftes kunder tij. Pavaresisht sukseseve qe kane arritur ne luften kunder terrorizmit global as SHBA-te dhe as vendet e BE-se nuk kane ende nje strategji e cila do te mundesonte shkaterrimin e plote dhe perfundimtar te ketij rrjeti organizatash terroriste.

Cili eshte armiku terrorist dhe ku ndodhet ai Ne Strategjine e Sigurise Kombetare National Security Strategy te Shteteve te Bashkuara hartuar ne vitin 2010 ky armik identifikohet si Al Kaeda dhe ata qe kane lidhje me te. Ky rrjet konsiston ne nje grup individesh perfshire Osama bin Laden Ayman al Zawahiri dhe nje grup njerezish qe u sherbejne atyre qe ndodhen kryesisht ne Pakistan te cilet drejtojne veprimtarine terroriste. Grupi qendror i Al Kaedes i njohur ndryshe si Al Kaeda Qendrore al Qaeda Central ka njohur zyrtarisht me emrin e saj tri rrjete te gjera terroriste te cilat operojne kryesisht ne rajonet e Lindjes se Mesme dhe te Magrebit. Ato jane 1 Al Kaeda ne Gadishullin Arabik me qender ne Jemen 2 Al Kaeda ne Magrebin Islamik me qender ne Afriken Perendimore dhe 3 Al Kaeda ne Irak e njohur si Shteti Islamik i Irakut Islamic State of Iraq.

Grupe te tjera terroristesh edhe pse bashkeveprojne ne nje rrjet te gjere global dhe jane teper aktive brenda tij nuk mbajne zyrtarisht emrin e Al Kaedes. Pavaresisht kesaj si kreu i talebaneve afgane Mullah Omar i cili nga viti 1996 deri me 2001 drejtoi Emiratin Islamik te Afganistanit dhe te cilit Bin Laden i ofroi besnikerine e tij ashtu edhe Doku Umarov i cili eshte vene ne krye te Emiratit Islamik te Kaukazit me baze ne Rusi jane quajtur ne komunikata te ndryshme te Al Kaedes emir al mumineen ose komandant i besimtareve te devotshem. Edhe pse asnjeri prej grupeve qe drejtojne Mullah Omar dhe Doku Umarov nuk eshte formalisht i lidhur me Al-Kaeden titulli qe u eshte dhene atyre nga Al Kaeda Qendrore u jep nje rol te dukshem ne rrjetin e grupimeve terroriste per shkak te rendesise qe Al Kaeda u kushton rajoneve gjeografike ku ata veprojne te cilat ajo perpiqet ti destabilizoje per te arritur synimet e saj.

Ky rrjet i gjere grupimesh terroriste perfshin edhe dy organizata te tjera te rrezikshme al Shabaab ne Somali dhe Lashkar-e-Taiba ne Pakistan. Keto dy grupe mbajne lidhje dhe koordinojne veprimtarine e tyre me Al Kaeden por nuk mbajne dhe nuk perdorin emrin e saj. Ato kane kapacitete te ngjashme me ato te grupeve te siperpermendura dhe me veprimtarine e tyre kerkojne te terheqin me shume vemendjen e Al Kaedes Qendrore per te pasur te drejten te perdorin emrin e saj pra edhe te gjenerojne me shume te ardhura per te rekrutuar anetare te rinj nga e gjithe bota islamike.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e saj ne Europe permes sherbimeve te tyre te inteligjences kane dhe shkembejne nje informacion te gjere dhe te hollesishem mbi vendndodhjen dhe veprimtarine e organizatave terroriste qe perbejne kete rrjet me shtrirje ne shume rajone te botes. Edhe pse pas 11 shtatorit 2001 SHBA ka mundur te evitoje nje sulm tjeter terrorist ne territorin e saj perpjekjet e terroristeve per te demtuar interesat amerikane dhe per te goditur objektiva te caktuar nuk kane munguar. Vetem gjate dy vjeteve te fundit rrjeti terrorist i Al Kaedes ka tentuar tri here te sulmoje dhe te demtoje interesat e Shteteve te Bashkuara. Perpjekja e pare e njohur si the Christmas Day attack u be diten e Krishtlindjeve 2009 kur nje i ri nigerian student ne Kolegjin e Universitetit te Londres dhe i lidhur me Al Kaeden tentoi te hidhte ne ere avionin e kompanise amerikane Northwest Airline qe udhetonte nga Amsterdami ne Detroit. Perpjekja e dyte e njohur si the Time Square attack u be ne pranvere 2010 nga nje i ri pakistanez me shtetesi amerikane i cili i stervitur ne kampet terroriste ne Pakistan synoi shperthimin e nje automjeti-bombe ne njerin prej shesheve kryesore dhe me te populluara te Nju-Jorkut. Perpjekja e trete u be ne tetor 2010 kur dy bomba te ndertuara nga eksplozive plastike dhe te ambalazhuara si pako u vendosen ne dy avione kargo me destinacion nga Jemeni ne SHBA por u zbuluan ne aeroportet e Londres dhe te Dubait. Ne te gjitha keto raste Al Kaeda rrjeti terrorist i te ciles shtrihet te pakten ne dy kontinente ka marre persiper autoresine e sulmeve te planifikuara. Ketu nuk permendim disa qindra sulme terroriste te kryera apo te deshtuara ne vende te tilla si Anglia Spanja Rusia Izraeli Turqia Egjipti Iraku Afganistani Pakistani Indonezia India etj shume prej te cilave jane organizuar dhe kryer ose nga Al Kaeda ose nga grupe terroriste te lidhura me te.

A perben nje aktivitet i tille terrorist i organizuar dhe i koordinuar nga rrjeti i Al Kaedes nje kercenim fatal per Shtetet e Bashkuara dhe per demokracite liberale Une mendoj se jo. Por lufta kunder terrorizmit ne shkalle globale perben nje sfide reale per Shtetet e Bashkuara dhe per aleatet e saj si edhe per te gjitha forcat progresiste dhe paqedashese ne bote. Ne krye te kesaj lufte vazhdojne te qendrojne Shtetet e Bashkuara. Ky vend eshte i pergatitur me mire se cdo vend te tjeter si edhe ka resurset per ta perballuar dhe vendosmerine per ta cuar deri ne fund luften kunder terrorizmit. Sidoqofte fitorja perfundimtare ne kete lufte nuk eshte e lehte. Deri me sot Shtetet e Bashkuara e kane luftuar terrorizmin ne frontin e brendshem duke rritur shkallen e sigurise per shtetasit dhe per interesat amerikane si edhe ne frontin e jashtem kryesisht permes fushatave dhe operacioneve te drejtperdrejta kunderterroriste ne Irak dhe ne Afganistan duke targetuar drejtuesit financuesit ndihmesit dhe operuesit kryesore te Al Kaedes dhe te rrjetit te saj terrorist.

Perpjekjet e Uashingtonit dhe te aleateve te tij kane konsistuar dhe konsistojne kryesisht ne tre drejtime Se pari ne perdorimin e forces ushtarake hard power duke sulmuar bazat terroriste ne Pakistan si edhe permes operacioneve te drejtperdrejta ne Jemen dhe ne Afrike. Se dyti ne perdorimin e taktikave soft power perfshire diplomacine publike dhe ndihmen ekonomike si fjalimi i presidentit Barack Obama ne Kajro ne qershor 2009 apo paketa per ndihme ekonomike Pakistanit e propozuar nga senatoret Kerry Lugar dhe Berman dhe e miratuar nga Senati Amerikan me 2009 e cila i jep Pakistanit 7.5 miliarde USD per nje periudhe 5-vjecare. Se treti ne zgjerimin e bashkepunimit te shkembimit te informacionit me aleatet e saj europiane ne ndalimin e qarkullimit te mjeteve financiare te rrjetit te Al Kaedes si edhe rritjen e masave te sigurise brenda vendit. John Brennan i pershkruan me keto fjale iniciativat politike te Shtepise se Bardhe Ne Afganistan ne Pakistan ne Jemen ne Somali dhe me gjere ne jo vetem po u japim goditje te renda lidershipit te Al Kaedes dhe grupeve terroriste te lidhura me te por edhe i ndihmojme qeverite e ketyre vendeve te krijojne kapacitetet e duhura per forcimin e sigurise ne vendet e tyre i ndihmojme ato per ta crrenjosur kancerin Al Kaeda qe eshte perhapur ne territoret e tyre dhe per ta parandaluar kthimin e kesaj te keqeje.

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeFatos Tarifa

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›