Krimet në Serbi, Vuçiç thirrje qytetarëve: Dorëzoni armët pa leje, do marrim masa të ashpra që do ndryshojnë shoqërinë serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sonte se Serbia do të marrë masa shumë të ashpra që do të ndryshojnë rrënjësisht shoqërinë serbe.
"Trishtimi i pamasë është diçka që ndihet kryesisht nga familjet, por edhe nga të gjithë të tjerët në Serbi. Është detyra jonë të dalim nga kjo tragjedi e madhe të bashkuar dhe të përpiqemi t'i zgjidhim disa probleme në një mënyrë tjetër", tha Vuçiç.
Ai shtoi se roli i udhëheqjes shtetërore është të veprojë racionalisht, teksa shtoi se kushdo që posedon armë ilegale duhet t'i dorëzojë ato në komisariat që nga nesër pa asnjë "pyetje dhe pasoja" dhe tha se armët ilegale sigurisht që do të gjenden dhe se ata që nuk e bëjnë këtë vetë do të përballen seriozisht me pasojat penale.
“Nga nesër do t’i marrim armët pa leje kujtdo që i gjejmë dhe nuk i dorëzojnë, keni një muaj kohë për të dorëzuar armët dhe municionet pa leje në komisariat pa asnjë pasojë. Askush nuk do t’ju pyesë se ku dhe si apo çfarë, thjesht sillni dhe lëreni”, tha presidenti në një paraqitje të ftuar në RTS.
Kujtojmë që ky reagim vjen pas dy masakrave të shënuara në një hark të afët kohorë, ku një 14 vjeçar me armën e abbait hyri në një shkollë dhe vrau 9 persona, ndërsa pak ditë më pas një 21-vjeçar vrau 8 persona, mes tyre edhe familjarë të tij.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
